Ngjela: Berisha pas reformës të 
marrë avokat të huaj se do t’i duhet

Ngjela: Berisha pas reformës të <br />marrë avokat të huaj se do t’i duhet
Avokat Spartak Ngjela shprehet se do të ketë politikanë që do të shkojnë përpara drejtësisë, pas miratimit të reformës. I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Ngjela u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha, falë reformës, do të ketë mundësi që të marrë avokatë ndërkombëtarë, për tu mbrojtur pasi që do të akuzohet, do të akuzohet patjetër. Sipas Ngjelës, reforma do të kalojë në Kuvend me mbi 100 vota dhe në fund, edhe vetë Partia Demokratike do ta votojë. 

"Gjyqet këtu do të bëhen me ekspertizë ndërkombëtare. Pushtues i konsideron ky BE-në e SHBA-në? Ndërkombëtarët që flet ai, janë Gjermania dhe SHBA. Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marrë avokatë ndërkombëtar se do ta ketë mundësinë në drejtësinë që do të bëhet. Ka të drejtën e mbrojtjes se që, do të akuzohet, do akuzohet", u shpreh Ngjela.  

Përsa i përket qëndrimit të Ramës, ai u shpreh se Rama u ka thënë "Po" amerikanëve për ktë reformë, por shtoi se nëse reforma dështon, Rama çon vendin në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, karriera politike e Ramës është e lidhur me reformën. 

I pyetur për referendumin në Britani dhe për mundësinë e një zgjedhjeje që Shqipëria do mund të bënte midis Britanisë dhe Bashkimit Europian, Ngjela u shpreh se nuk ekziston një mundësi e tillë zgjedhjeje. Sipas tij, e vetmja gjë që mund të ndodhë është një risistemim i BE. "Nëse Unioni do ketë risistemim ne na leverdis. Bashkimi Europian tani ka një proces të shpejtë të zgjerimit të tregjeve", tha ai.

Ngjela u shpreh gjithashtu se e dinte që Britania e Madhe do dilte nga Bashkimi Europian, por juridikisht,  tha ai, jo gjithçka është përfunduar.

Z.Ngjela si e shihni debatin për reformën në drejtësi? A ka ardhur momenti që reforma të votohet në Kuvend?
Reforma duhet të ishte futur me kohë në parlament. PD flet përçarët që nga Saliu e të tjerët. Sepse nuk ka bërë kërkesë BE për të hyrë në Shqipëri, ka bërë kërkesë Shqipëria për të hyrë në BE. Që të hysh në BE duhet të përshtatësh legjislacionin dhe ka disa kushte. Kush s’do reformën, s’do të hyjë në BE. Problemi qëndron që kanë prekur nëpërmjet korrupsionit financat shtetërore. Problemi është shumë i thjesht, që cfarë kërkon reforma. Duhet ta themi hapur. Ndëshkim i të implikuarve, me një test perëndimor. Se po të ishte me shqiptar do thonin se i futi Rama si kundërshtar. Këtu tashmë ka europianë, perëndimorë që do të krijojnë një sistem të ri ndershmërie që do të marrë përsipër ndëshkimin. E dini që gjendja financiare e Shtetit është shumë e keqe? Se s’ka para në thesar. Nëse reforma dështon, Kryeministri duhet të japë dorëheqjen. S’mund të rrijë më. Momenti politik është ky që unë me politikë duhet të hyj në BE sepse BE do të më japë benefitet e mia. Këtu janë edhe interesat e shqiptarëve. Ai nuk t’i jep këto nëse s’bën këto reforma. Para s’ka më, borxh s’të jep më. Dhe nëse nuk votohet reforma, ai do të hyjë në zgjedhje të reja. 

Berisha ka thënë se 'vettingun' s’e pranon kurrë nga të huajt…
Pse nuk i thotë cilët janë të huajt? Ka frikë ta thotë...është Amerika me Gjermaninë, ata e kanë bërë reformën. Janë të bashkuar bashkë, një mbron interesin e BE dhe një tjetër mbron interesat e SHBA. Janë interesa të mëdha. Këtu luhen miliarda në favor të shqiptarëve dhe interesave të tyre, si mund të dalin 2-3 veta që kanë futur duart e kanë vjedhur, të bëjnë presion kundër Amerikës? Pse nuk tha ai që s’pranojmë ekspertët amerikanë? Kë quan ekspertë ai, ata kalamajtë? Ai është i trembur. Kaq! 

Duke supozuar se ka dalë kundër ekspertizës amerikane…
E ka thënë njëherë ai, dhe e dini si ka përfunduar, për pak përfundoi në Lanë po të mos ishim ne të tjerët. Është në hall të madh dhe thotë ndërkombëtarët. Kujton se u bën presion atyre, por nuk trembet Amerika nga një mjek fshati... 

Keni thënë se Amerika nuk e ka problem për të gjetur 94 vota në parlamentin shqiptar…
Amerika gjen 97% në parlamentin shqiptar. Sepse 97% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi. E keni dëgjuar ambasadorin Lu kur thotë se kam 91% që duan reformën? Gjyqet këtu do të bëhen me ekspertizë ndërkombëtare. Pushtues i konsideron ky BE-në e SHBA-në? Ndërkombëtarët, që flet ai, janë Gjermania dhe SHBA. Ne s’do lëmë Shqipërinë të hajë bukë thatë se do të rrijë Saliu me familjen e tij të jetojë me miliona. Ai duhet të marrë avokatë ndërkombëtarë se do ta ketë mundësinë në drejtësinë që do të bëhet. Ka të drejtën e mbrojtjes se, që do të akuzohet, do akuzohet. 

Ky proces do të ketë ndëshkim dhe ky ndëshkim do të prekë edhe të majtën. Ka një perceptim se Rama është shumë i qetë. Pse vjen kjo?
C’punë ka Rama se kush ka problem me ligjin. Rama ka firmosur dhe ka treguar se është i sigurt. Të ishte ashtu bëhej me këta të dy. Procesi nuk kthehet sepse procesi ka 97% të shqiptarëve me vete. Unë di, që kryeministri Rama ka thënë po. Dhe po u pate thënë amerikanëve “Po”, është vështirë tu thuash “Jo”. 

Thatë se do të ketë zgjedhje të parakohshme nëse dështon reforma, duket si opsion i vështirë nga PS. Ata presin 2017-ën…
E ka Rama në dorë, jo partia. Rama falimenton politikisht dhe tradhëton aleatët nëse nuk bën reformën. Rama e ka të lidhur karrierën e tij politike me reformën, në funksion të perëndimit, SHBA-BE-Gjermani. Nëse e nxjerr dhe ka shenja për këtë, ai krijon kredo të re në politikë dhe garanton një katër vjeçar. Do ketë brenda apo jo për ta minuar, edhe mund të ketë, por është presioni i madh i figurës amerikane që s’mund të lejojë as majtas e as djathtas që të bëjnë bishtra. Saliu është në dëshpërim dhe nuk ka intelekt për të kaluar dëshpërimin. Mendoi ta zgjidhte me Lulzim Bashën, por nuk e bën dot. Mund të shtyhej një vit një vit e gjysmë, por kjo është një reformë që e kërkon zhvillimi i Ballkanit Perëndimor. Nuk është rasti i parë që u zgjodh Shqipëria, por edhe Austro- Hungaria zgjodhi Shqipërinë për të bërë një shtet të madh në Ballkan. Politika nuk vdes. Në tregun Ballkanik vetëm Shqipëria është vend i sigurt. 

Ka një pozicion të vështirë të PD ndaj ambasadës së SHBA. Kjo e fundit doli hapur kur tha se PD s’ishte fleksible. A janë këto ditët më të vështira të PD në raport me SHBA?
Pas vitit 1997-ë nuk ka pasur asnjëherë besim tek PD. Në 8 vitet e qeverisjes Berisha nuk shkoi njëherë në një vizitë zyrtare në SHBA. Pra, politika amerikane nuk ka besim. Ai i bën hyzmet një 10% zhurmues me të cilët mendon se mund të destabilizojë. Por amerikanët kanë informacion më shumë se Saliu. Nuk ka një rast që Presidenti amerikan të deklarohet për një reformë në një vend të Afrikës, por e bëri për Shqipërinë. Pse e bën këtë? Sepse t'i kërkon të hysh në strukturat e BE. Amerika ka hyrë me interesin e vet për futur Shqipërinë në BE. Ushtri s’ke por ke hyrë në NATO, sepse një botë shqiptare në rajon krijon antagonizma. Ke edhe një shtet të ri shqiptar në rajon. Aleanca e luftës së Kosovës ishte UÇK-Thaçi dhe SHBA ose NATO. Këtu s’ka çarje. Ne kemi një aleancë solide me Shtëpinë e Bardhë. Ka filluar që në 1920. Ka influencuar në '45-ën, por moskrijim trazirash, i ka bërë presion Moskës në vitin '61, e ka detyruar të heqë bazën ushtarake të Vlorës, ka mbështetur lëvizjen Studentore në Prishtinë në vitin '81. Pra, ka një kontinuitet politik. Këtë s’e ndalojnë dot Saliu me disa gjynahqarë. 

Sa vota mendoni se merr reforma? 94 apo mbi 100 vota?
Do t’i kalojë 100 vota. Do shkojnë të votojnë edhe vetë ata. Kërkoi të bllokojë të gjithë reformën grupi i Berishës, por do të shkojnë të gjithë ta votojnë.

Edhe vetë Berisha?
Patjetër. Ai dje hoqi dorë nga Rama. Tha nuk është e Ramës reforma. Deri dje po gënjente. Por dje tha është e ndërkombëtarëve. Pra, ai nuk mund të dalë kundër Amerikës, por do të marrë shkopin dhe do të shkojë të votojë. Ose mund të mos shkojë fare në parlament atë ditë. Në këtë rast ne jemi përballë një gjendje në të cilën grupi që kundërshton është në tërheqje. Thanë 'ndërkombëtarët' dhe u tërhoqën. Problemi është se pasi ke marrë reformën, çfarë do të bësh me atë? Kjo është pyetja? A e përballoni dot? A keni njerëz? Derisa e kanë bërë, kanë edhe njerëz. Ka shumë njerëz të ditur në Amerikë, Kanada etj. Reforma në drejtësi ka një kosto prej 250 milionë paund. 

A kem njerëz për të ngritur një klasë të re politike?
Politika ekziston, pastaj nuk kuptohet sesi del historia, kush del e kush krijon involvimin. Saliu ka dhënë dorëheqjen, por s’ka ikur. Heqja e Saliut kthen karrierën politike tek e djathta. 

Pse ekonomia është pika më e dobët e kësaj qeverie?
Sepse është nën embargo. Nuk merr dot borxh, pa bërë reformën. Është bllokuar tregu europian. Kjo në funksion të reformës në drejtësi. Mirato reformën që të çlirohesh. Është një strukturë që nuk të lejon. Është një moment politik, por është edhe një moment historik. 

Avokat Ngjela ku do të jetë politikisht nesër pas reformës?
Pas reformës, kemi pas qëndrim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë