‘Merr vulën, jep Salianjin’, Basha pas dënimit të deputetit të PD: Pazar i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

TIRANË- Lulzim Basha ka reaguar pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji, me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në reagimin e parë, Lulzim Basha hedh sërish akuza për një pazar mes kreut të PD, Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, gjithçka ka qenë një pazar, ku Rama i ka dhënë vulën Berishës, e nga ana tjetër sipas Bashës, ish-kryeministri ka lëshuar Ervin Salianjin.

Kreu i grupimit, demokratët euroatlantikë ndalet edhe tek trupa gjykuese, ndërsa shkruan se si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, ia dhanë vulën Berishës? Po ashtu me ironi, Basha shkruan se “pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?”.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfitur prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës? Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës? Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre”, shkruan Basha.

Basha e mbyll postimin duke thënë se pazarin pazari i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje.

Trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ashtu si Salianji, opozita në kor akuzuan trupën gjyqësore për vendim që i shpall luftë Partisë Demokratike edhe pse 2 nga 3 gjyqtarët, ishin në trupën gjykuese që i dhanë vulën në qershor Sali Berishës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 29/09/2024 10:17

    Sa here flet ky rritet cmimi i bukes.

    Përgjigju
  • Iris: 29/09/2024 02:50

    Lulush,nuk eshte pazar.Si nxenes qe ke dale nga shkolla e dhelpres Berishe,duhet t'a dish qe Berisha nuk shet Salianjin per vulen,se /Salianje/ ka plot dhe te gjithe bashke nuk kane vleren e vules dhe skilja Rama nuk ja jepte vulen per nje Salianj dhe per idiotesine per te cilen u denua.Ai vete /e menjanoi/ Xhafen me lezet,sic ben zakonisht me te gjithe /te pergojuarit/kur eshte puna per te shpetuar koken e vet dhe vetem vota e popullit e detyroi qe t'a rivendoste aty ku i takonte.Pazaret e verteta u bene kur u be komisioni qe do te kontrollonte organet e pavarura.Atehere per cudi e papritmas,berishistet i ndaluan majmunlleqet qe benin ne Kuvend cdo jave dhe Rama qe bente be e rrufe' per diasporen e nderpreu papritur turneun e takimeve madheshtore qe kishte bere me diasporen ne Itali e Greqi e nuk vazhdoi sic kishte premtuar,me ata te Gjermanise e GB gjoja nen pretekstin e kampionatit evropian dhe zgjedhjeve, respektivisht.Cuditerisht e dyshimtas dhe KY u ndje papritmas /i sigurte/elektoralisht dhe nuk ja kishte me as nevojen,as friken diaspores,por dhe me Berishen i uli gjakrat.Te dy shanin e mallkonin njeri-tjetrin vetem per show mediatik.Ne do te dish ku fle /lepuri/ degjo z.Gonzato,se sa per Ramen e Berishen,te dy te parashikueshem jane sa i perket /self-preservation/!

    Përgjigju
  • Andi: 29/09/2024 02:08

    Rrenacak dhe ordiner. Pse mo vula sa salianji vlenka. Legen i tranzicionit te saliut ngele.

    Përgjigju
  • edi: 29/09/2024 00:25

    ik blloko bulevardin ti ore opozitari I fort

    Përgjigju
  • Genci: 29/09/2024 00:19

    Te drejt ke Bash po kush ta degjon llafin keto jane te blem te gjithe

    Përgjigju
  • Geg: 28/09/2024 23:44

    Lul Bilush, Salinjani eshte nje mashtrues ordiner, nje vit burg nuk i ka asnje gje për gjithe ato qe ka vjedhur dhe ka bere. Po ti mos hidh balte ne sistemin e drejtsise qe nuk eshte lartesine e vete por shume here me larte nga I sistemi vjeter kur ty te shpetuan nga vjedhja e 200 milion euro. Mos fol per moral se ti je tenja me keqee e llumbit politik Shqiptar. Te mori Saliu nga hici te beri milioner dhe minister dhe e tradhetove si Bruti Julin Cezarin. Nqs akoma te ka ngelur nje fije njerzilleku beji nje nder vendit dhe vetes, largohu nga politika, gezo milionat ne Hollande

    Përgjigju
  • beni: 28/09/2024 23:20

    JA KU NA PASKESH QENE LOJA E SALI KURVES....

    Përgjigju
  • Panariti: 28/09/2024 23:14

    Vula u kembye me kodin zgjedhor, o lul shkrimtari.

    Përgjigju
  • franko: 28/09/2024 22:43

    hahahha a ti je i shkundun komplet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën