Ngjela: Me Nishani-Llalla
nuk luftohet krimi e abuzimi
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela është shprehur se me këtë gjyqsor
TIRANE- Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela është shprehur se me këtë gjyqsor, më këtë organ akuze dhe për më tepër me këta drejtues që i komandojnë sot s’mund të ketë luftë kundër krimit të organizuar e abuzimit shtetëror. “A mund të luftohet krimi apo abuzimi shtetëror që ka ndodhur me këtë Prokuror të Përgjithshëm? Me këtë Gjykatë dhe me këtë President? Kurrë mos e mendoni se do të ndodhë. Këto janë konglomerate njerëzish që i ka vendosur krimi në këto pozicione ligjore”, ka qënë deklarata e ashpër e Ngjelës, teksa ka shpjeguar në profilin e tij në rrjetin social facebook arsyet e mosbesimit të tij për luftën ndaj krimit nga këto institucione të shtetit ligjor.
Për të, gjithë letërsia apo dhe filozofia që është shkruar për fatin, destinin apo vetë të ardhmen, gjithmonë na ka mësuar se në nuk jemi në gjëndje që ta zgjedhim vetë konturimin e fatit tonë, por ajo që vendoset brënda në këtë konturim, patjeter që është vetëm jona. “Kjo është arsyeja që gjithmonë është e ardhmja që bën ligjet për ne sot, por shpesh ne nuk duam ta kuptojmë këtë. Dhe pyetja që bëhet është: quo vadis domine?...ku po shkon zotëri? Këtë duhej t'ia kishim bërë çdo qeverie që ka kaluar në Shqipëri; por ne as kemi ditur dhe as po dimë ta bëjmë. Siç duket ngaqë nuk kemi pasur ndonjëherë një jetë shoqërore të ndërtuar nga një racionalizëm apo arsye moderne e analizës së të tashmes, dhe një jetë shoqërore që të na ketë mësuar se fati apo destini ynë është domosdoshmërisht i përbashkët”, deklaron Ngjela.
Sipas tij, kjo do kohë të mësohet, sepse s’duhet të jesh i përçarë nga pasionet që ngjallin demagogjikisht pushtetet politike të sundimit. “Ne sot jemi të përçarë nga pasione që janë infiltruar nga urrejtja apo nga ligësia e sunduesve absolutë. Dhe më konkretisht: çfarë po ndodh sot? Dhe pse e dimë që fati ynë është i lidhur me BE, si jetë komunitare e së ardhmes, ne ende s’jemi në gjëndje që të kuptojmë se me këtë korrupsion e krim të organizuar s’na lejojnë të hyjmë në atë Bashkim, se krimi ka qënë i lidhur me pushtetet politike”, thotë Ngjela. “Le të kthehemi atje ku e nisëm: na duhet një jetë shoqërore kompakte e me arsyen e krijimit të jetës e fatit të përbashkët që të shpëtojmë nga një gjëndje si kjo.
Por ne flasim, por s’bashkohemi; e njohim të keqen por s’dimë ta luftojmë, e më në fund: e dimë të vertetën gjithmonë e kemi ditur e gjithmonë kemi pasur frikë prej saj”, tha ai. Duke nënvizuar se duhet ta lëmë jashtë derës frikën, nëse do duam të ndërtojmë një të ardhme tjetër. “Ndonëse kjo duket pak si ideologjike, ndoshta dhe si predikim, por, në fakt, është e vetmja rrugë”, tha Ngjela.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15