Ngjela në Report Tv: Të fitosh ndaj Veliajt duhet të kesh bërë dy beteja elektorale! S’ka vota Berisha në Tiranë

Avokat Spartak Ngjela nuk sheh asnjë rival kundrejt Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit! Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se të përballesh me kryebashkiakun aktual të Tiranës duhet se paku të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale. Sipas Ngjelës në Tiranë nuk votojnë për Sali Berishën.

‘S’ka garë në Tiranë! Që të fitosh Tiranën me kryetarin aktual duhet të kesh bërë minimumi dy beteja elektorale. S’ka vota në Tiranë PD-ja. A e keni parë që Sali Berisha s’del për fushatë në Tiranë. Saliu nuk doli dot deputet këtu! Të gjitha këto duhet të konvertohen në një pikë. Ato janë në krizë të madhe dhe krizën e ka shkaktuar Saliu. Janë në një rrugë pa krye. Lodhen kot! Ata acarojnë situatën e tyre në politikë ndërkombëtare’- tha Ngjela.

Ngjela sulmoi po ashtu edhe Berishën, ku tha se ai është me çrregullime mendore! Ndërsa për Metën tha se e di gjithë Shqipëria se është i korruptuar.

‘Është në një hall të madh mendor! Ka çrregullime mendore. Flet sikur është perandor botërore. Delirant, ka çrregullime mendore. PS i fiton zgjedhjet. Ku i ka fituar ky (Berisha)!? Gjithë Shqipëria e di që Meta është e korruptuar, ata janë në hall! Ç’punë kanë shqiptarët që të merren me to. Mediat shqiptarë s’duhet të mbështesin një të korruptuar.’

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep: 10/04/2023 20:17

    Nuk ka nevoje qe te permendim fjale ofenduese, sepse ato po i perdor vete autori. D.M.TH. AI qe perdor fjale ofenduese i mungojne argumentet. Autorit vetem do te desha t,i kujtoj se matane "humbjes" apo "fitores" elektorale dhe ndoshta diku edhe me larg qendron dinjiteti njerezor i shqiptareve per te cilin do te duhej te perpiqet cdo shtetas shqiptar, perfshire edhe Ju.

    Përgjigju
  • Tahir Bacova: 10/04/2023 19:07

    O Stelush,mos u nxito, ka te drejte avokati..Jane 3 kandidate ne Shkoder dhe qe te fitosh zgjedhjet duhet mbi 50 % te votave te vlefshme ne raundin e pare..Pra mund te kete edhe balotazh,nuk eshte e habitshme..Sigurisht po pati balotazh,raundin e dyte e fiton Benet Beci as ska diskutim fare me beso..

    Përgjigju
  • Stela: 10/04/2023 15:23

    E degjova Ngjelen qe tha se ne Shkoder mund te ket balotazh.Po cfar balotazhi mund te ket ne Shkoder me dy kandidat? Zgjojeni nga gjumi Ngjelen se esht bere si klloun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës