Avokat Spartak Ngjela ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, se po bllokojnë reformën antikorrupsion. “E shihni gjendjen politike në Shqipëri që është si e amullt? A e dini Pse? Se heronjtë e korrupsionit janë të lodhur. Këta janë të futur brenda vetes, se nuk dinë ç’të bëjnë.

Është miratuar një korpus i gjerë legjislativ, që heronjve iu është marrë vota e miratimit të tij me forcë nga politika amerikane. Dhe ky korpus e ka zgjidhur çështjen ligjore përfundimisht. Kurse korrupsioni i nivelit të lartë ka akoma shpresë për bllokim. Janë të gjithë të kapur, prandaj. Por këtë nuk e kuptojnë, prandaj nuk dorëzohen, por vinë vërdallë Deri para disa muajsh kundër Reformës qarkullonte vërdallosja Berisha- Meta; të cilën e shkatërroi politika amerikane, duke iu nxjerrë faktet korruptive, madje edhe të krimit ndërkombëtar. Më të rënda janë faktet që i kanë nxjerrë Saliut.

E shihni sesi është futur Saliu skutave të heshtjes? Por befas na ka dalë në skenë sorrollatja Rama-Basha. Këta, një herë afrohen, pastaj largohen, se nuk kanë asnjë gjë të qartë”, shkruan Ngjela. Megjithatë, sipas Ngjelës, askush nuk mund ta bllokojë oksidentalizimin e Shqipërisë dhe bashkimin e saj.

“Por, a do ta nxjerrin dot lojën e tyre Basha dhe Rama? Në fakt frika dhe shqetësimi i goditjes që mund t’iu vijë nga Reforma antikorrupsion, iu ka errësuar arsyen, prandaj futen nën ujë e dalin të dy nga uji: por asgjë. Fshehen, pastaj grinden dhe fshehen prapë. Dhe prapë dalin, por asgjë Pikërisht për këtë arsye të dy kanë marrë rreth vetes rajá që mendojnë se janë thirrur që bashkërisht të vjedhin shqiptarët. Dhe nuk e kanë keq, se për këtë i kanë thirrur. Por ku po shkojnë? Asgjëkundi. Lodhet kot çifti Basha-Rama: Nuk mund ta ndalojnë dot këta oksidentalizimin e Shqipërisë dhe bashkimin e saj”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, Basha, ashtu si Berisha, është me Beogradin. “Për bashkimin nuk mund të flitet se Basha (si dhe Saliu) është me fqinjët e veriut- domethënë me Beogradin. Nuk e di çdo të ndodhë me Ramën, por kaq i trembur sa është, edhe ky mund të rrëshqasë në esadizëm si Berisha.

Të shohim… Tani testi është të Reforma në Drejtësi, e cila me qeverinë mediokër që paraqiti Rama, kuptohet se kjo qeveri është kundër saj; dhe kundër çdo reforme institucionale. Qeveria shqiptare sot duhet të jetë shumë profesionale, dhe me aftësi politike. Të cilat nuk i ka
”, thotë Ngjela. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptajra.com