Ngjela: Shesheli dhe Saliu, dy
kundërshtarët e Mogherinit

Ngjela: Shesheli dhe Saliu, dy<br />kundërshtarët e Mogherinit
Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social "Facebook" ka komentuar vizitën e zv.Presidentes së Komisionit të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në Serbi dhe në Shqipëri, ku shkuruan se në të dyja këto vizita Mogherini ka patur nga një kundërshtar.
 
"Dy ishin kundërshtarët e zv. Presidentes së Komisionit të Bashkimit Europian, zonjës Mogherini : Çadra e Sheshelit në Parlamentin Sërb; dhe Çadra e Saliut në Bulevardin e Tiranës.
 
Kuptohet se kjo është nje frymë çetash dhe çadrash antishqiptare, e vjetër kundër Perëndimit, që vjen që nga viti 1912; kalon në vitin 1924; vjen në vitin 1944, kalon te Çadra e vitit 1996 -1997...
 
Por ky takim i dy Çadrave shqiptaro-serbe, tani ështe në fundin e vet. Janë te papërfillshme për Uashingtonin dhe Brukselin.
 
Ka vdekur substanca e tyre antishqiptare. Çadra e Tiranës, sonte ka pësuar rrënimin e saj përfundimtar. Nuk i bën dot gjë më shqiptarëve: ata kanë të gjithë Perëndimin me vete", shkruan Ngjela në  llogarinë e tij në "Facebook".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)