Ngjitet në skenë “Në kërkim 
të daljes” e Albatros Rexhaj

Ngjitet në skenë “Në kërkim <br />të daljes” e Albatros Rexhaj
TIRANE- Një djalë i ri, që humbjen e ka gjetur nga droga dhe një polic, që vetveten e ka humbur rrugëve...  Është një dramë e shkruar në vitin 2004, kohë jo shumë larg ditëve të sotme, problemeve aktuale, ku personazhet e saj janë gjithmonë në kërkim të daljes... Përpjekjet për të gjetur daljen shndërrohen në përpjekje për gjetjen e identitetit të humbur, gjetjen e vetvetes.

“Në kërkim të daljes” është premiera më e re që do të çel sezonin për vitin 2015 në Qendrën Kulturore “Tirana” (Teatri i Metropolit) e shkruar nga autori me emër  Albatros Rexhaj, e cila vihet në skenë nga regjisorja Rozi Kostani. Sipas saj, drama “Në kërkim të daljes” është një proces filozofik njerëzor, i një thirrjeje njerëzore, e cila e ka shoqëruar njerëzimin që nga fillesat e tij. “Makthet tona, shndërrohen në ëndrrat tona dhe e kundërta. Albatrosi, e sjell këtë thirrje nëpërmjet katër personazheve vajzës, djalit, bariut dhe policit, në një vend, hapësirë, e kohë të papërcaktuar, duke mos ditur se kush i ka futur këtu brenda dhe pse.

Ashtu siç ndodh brenda koshiencës dhe subkoshiencës njerëzore, ata kanë humbur veten. Lufta më e madhe e njeriut me veten është rigjetja e tij, ose dalja në këtë rast. Pra janë katër personazhe, të cilët kanë humbur dhe përpiqen të mbledhin faktet për të gjetur veten”, shpjegon regjisorja.  Për autorin e veprës Albatros Rexhaj, "Në kërkim të daljes" është një dramë e konceptuar si protestë ndaj ndjenjës së pafuqisë që kemi përballë vetë fatit tonë. “Me një fjalë të vetme veprën do ta përmblidhja si: kuçedër ankthi.

Si shoqëri jemi në një gjendje ankthi të vazhdueshme, sepse jemi të pafuqishëm, të rrëzojmë paragjykimet, tabutë dhe muret e padukshme brenda mendjes sonë. Disa thonë, se drama është edhe politike dhe kanë shumë të drejtë. Si shoqëri që ndodhet nën presionin e një elite politike të konsumuar, ka kohë që jemi në kërkim të një daljeje. Ky është një mesazh, përtej politikës ditore dhe kam frikë se do të vazhdoj të ngel si i tillë dhe për një kohë të gjatë”, shprehet autori. 

“Procesi “Në kërkim të daljes”, është një dramë që komunikon me realitetin individual dhe atë kolektiv. Eshtë përdorur gjuha plastike, nëpërmjet një pune koreografike të realizuar nga koreografi Arian Sukniqi. “Skenografia e kostumografia, e realizuar me mjeshtëri nga Laedia Hajdari, i ka dhënë dimension konceptit tim” thotë regjisorja Rozi Kostani. Shfaqja do të jetw edhe gjatw fundjavave në Teatrin Metropol.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 janar 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit