Ngjitet sot në skenë
“Ëndrra e një nate vere”

Ngjitet sot në skenë<br />“Ëndrra e një nate vere”
TIRANE - Regjisori amerikan John Bondell do ngjis sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar në Tiranë komedinë e shkruar nga Shekspiri “Ëndrra e një nate vere”. Pas disa audicioneve me aktorët shqiptarë gjatë këtij viti dhe provave intensive të zhvilluara gjatë muajit maj, regjisori Bondell beson në suksesin e shfaqjes.

Ai e ka mbështetur besimin e tij te aktorët shqiptarë për të cilët thotë se “janë aktorë shumë fizikë dhe mua më pëlqen ta shkrij fiziken me verbalen dhe emocionalen dhe ata e bëjnë këtë shumë mirë. Janë interesantë në mënyrën si e organizojnë aspektin emocional të performances”.

Në shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” do të performojnë aktorët Neritan Liçaj, Helidon Fino, Olta Dako, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Elia Zaharia, Vasian Lami, Eriona Kakeli, Valbona Imami, etj. Regjisori Blondell ka realizuar më parë edhe vepra të tjera të Shekspirit si “Makbeth”, “Otello” e “Jul Çezar”, por “Ëndrra e një nate vere” sipas tij “është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë”.

Komedia e Shekspirit do të vijë në variantin modern nga regjisori amerikan. Fabula rrëfen për dy çifte që pritet të celebrohen në Athinën antike. Kjo krijon situata plot humor. “Ëndrra e një nate vere” u shkrua mes viteve 1595-1596.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e veprave të Shekspirit (duke përfshirë të gjitha komeditë), në krijimin e kësaj historie Shekspiri nuk u mbështet drejtpërdrejt në ndonjë pjesë ekzistuese, poezi narrative, kronikë historike apo në ndonjë burim tjetër, por krijoi një pjesë vërtet origjinale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm