Ngjyra dhe muzikë, magjia e ‘Colour Day Festival’
A mendoni se jeta është më e bukur me ngjyra? Nëse po, me siguri keni marrë pjesë edhe ju në festën më të madhe të ngjyrave në Tiranë, nëse jo këto pamje do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim. Ngjyrat kanë pushtuar sheshin Nënë Tereza.
A mendoni se jeta është më e bukur me ngjyra? Nëse po, me siguri keni marrë pjesë edhe ju në festën më të madhe të ngjyrave në Tiranë, nëse jo këto pamje do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim. Ngjyrat kanë pushtuar sheshin Nënë Tereza.
"Colour Day Festival" vjen për herë të parë në Shqipëri, një festë, kryefjala e së cilës janë ngjyrat dhe muzika. Këngëtarë dhe DJ të shumtë kanë ndezur atmosferën gjatë kohës që publiku është mbuluar nga pluhurat shumëngjyrësh.
Festivali që të fton të ngjyrosësh ëndrrat është pritur me padurim nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë ardhur enkas nga Kosova për këtë eveniment. Secili prej tyre nuk ka ngurruar të lyhet me pluhurat, duke u përpjekur edhe të krijojnë forma me to.
Dj të famshëm si Dj Sardi,Dj Aldo, Dj Abel, Dj Olti, këngëtarë të mëdhenj si: Elvana Gjata, Alban Skënderaj Capital T, Lumi B, Majk, Gjergj Kacinari etj, kanë ndezur skenën duke bërë publikun të kërcejë nën ritmet e muzikës së lartë.
Nga ora 12 e paradites deri në mesnatë festa dhe ngjyrat nuk kanë ndalur në asnjë moment, duke e bërë atmosferën më shumëngjyrëshe se kurrë. Surprizat në festivalin e ngjyrave nuk kishin të munguar.
Prezenca e disa prej Dj të njohur ndërkombëtarë ishte njoftuar prej ditësh, ndaj Michael Tsaousopulos, George Siras apo dyshja Ace2Ace erdhën nga skenat ndërkombëtare për në sheshin Nënë Tereza. 12 orë argëtim dhe ngjyra u mbyllën me performancën e jashtëzakonshme të Dj Tujamo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.7%
-
Jo
33.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vorë/ Flakët përpijnë dyqanin 'Shop Marikaj', dyshimet e para (VIDEO)
21 Janar, 09:50
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Tiranë/ TikTok-erja plagos me thikë 22-vjeçaren, vihet në pranga! Nën hetim edhe motra e të dëmtuarës, sherri te kompleksi 'Delijorgji' (EMRAT)
20 Janar, 15:48
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Tiranë/ Me drogë në makinë, theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 35-vjeçari
20 Janar, 11:55
-
Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT
20 Janar, 11:46
-
Tiranë, zjarr në katin e katërt tek kompleksi 'Kika 2' te 'Komuna e Parisit', evakuohen banorët! Shkak një shkëndijë në paketën elektrike në një zyrë
20 Janar, 11:12
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)
19 Janar, 21:51
-
Rama ndan pamjet nga kantieri i Spitalit të ri të Kardiokirurgjisë në QSUT: Gati për shërbime të cilësisë më të lartë dhe me teknologji të avancuar! (VIDEO)
19 Janar, 20:47