Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal

Akt akuza 500 faqe e SPAK për Berishën dhe familjen e tij u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’.

Gazetari Adriatik Doçi u shpreh për Denis Mingën, se kjo dosje e akt akuzës zbuloi qartazi se si funksiononte në pushtet një familje mafioze si ajo e Berishës, duke vendosur tarifa për shërbime të caktuara.

'Duke dalë jashtë kornizave të ftohtë juridike. Për herë të parë, kjo dosje vizaton familjen e parë mafioze në Shqipëri. Jam i çuditur pse nuk është ngritur akoma akuza e grupit të strukturuar kriminal. Për herët të parë dalin tarifat që jep familja në pushtet. Për herë të parë vendoset taksë dhëndri. Vajza e tij vendos një taksë 3% për të ngritur traun për të shkuar tek Sali Berisha.

Tek kjo dosje dalin tarifat që vendos familja për shërbime të caktuara. Kemi konceptin e rrethit të mbyllur. Edhe kompania që do ruante kantierin, ka si pronar vëllain e Erzen Breçanit, bashkëshortin e Shpresa Breçanit, mbesa e Sali Berishës. Kur këto kompani kishin probleme me banorët, vihej në dispozicion Erzen Breçani dhe policia e shtetit.'

Analisti Arben Meçaj analizoi futjen e Berishës në arrest shtëpiak, jo për shkak të hetimit por për shkak se kundërshtoi vendimin e gjykatës.

'Është një çështje me sensibilitet të lartë. Interpretohet nga forma më të çuditshme. Me të drejtë Burimi ngriti një problem, deformoi diçka. Nëse Trump është në proces dhe ka detyrim paraqitje, këtë gjë ka pasur dhe Berisha. Problemi është që Trump  me dinjitetin e tij u paraqit në të gjitha proceset gjyqësore, Berisha refuzoi me një prepotencë në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye është dispozita ligjore. Kalimi me masë arresti shtëpie është produkt i kundërshtimit me dhunë të vendimit të gjykatës.

Kush është ai në botë që refuzon vendimin e gjykatës? Nuk dua ti futem këtij lloj debati. Në terrenin mediatik, nuk flitet për mënyrë konspirative për vepra penale. Sot ka dosje që e kemi në tavolinë. Ajo që është e domosdoshme nuk është trajtimi politik, por transparenca e dosjes që duhet ti bëjmë në mënyrë të pavarur. Pala tjetër e Berishës duhet të jetë në media që të mbroj. Dhe një qytetar është në gjendje të analizojë, nëse këto prova justifikojnë një goditje politike të Berishës, apo juridike.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Meçe zbulon skemën: Çështja nis me Malltezin! U bë pronar i 3.5 milion eurove brenda ditës, SPAK u ballafaqua me pastrim parash

 

Analisti Arben Meçe zbuloi skemën e korrupsionit që implikon Jamarbër Malltezin me ish-klubin Partizani dhe shoqërinë Homeplan. Meçe në Repolitix theksoi se hetimi nis me Malltezin lidhur me shitjen e aksioneve të Homeplan nga Bektashi tek Malltezi dhe Begeja.

'Çështja ka nisur në ngarkim të Jamarbër Malltezit. SPAK u bë u ndjeshëm nga Homeplan. Është sipërmarrje ndërtimore u prodhua si subjekt juridik dhe objekt ka ndërtimi e kompleksit Partizanit. Regjistrimi i parë në 2008. Në 2014 ka një dokument në QKB, ku rezulton se Homeplan është shitur, nga 2008-2014 pronari është Bektashi. 35% u shit Malltezit, 20% Begejës. Kjo shitje është regjistruar në datën 27.12.2018, 4 vjet e gjysëm me vonesë. Nëse shitet aksionet, vendimmarrje i merr bordi. Nga 2014-2018 gjithë vendimet i ka marrë Bektashi.

Dokumenti i shitjes futet diku pas vitit 2017. Dokumentat kanë kronologji. Nuk mund të ndodh që në 2008 të ketë dokumenti të 2005. Kjo është arsyeja që filloi çështja. Në 2018 vlera e kullave është 20 milionë, por në 2014 nuk kishte këtë vlerë. Këtu fillon manipulimi i parë. Ç’është këto aksione që u blenë? Nëse shet 35%, nuk shitet fondi i themelimit, por vlera. Ka dhënë 35 milion lekë të vjetra. Dhe u bë pronar i 3.5 milion euro. Ky veprim, nga Prokuroria e Posaçme, u ballafaqua me një fenomen absolutisht pastrim parash.

Një person nuk mund të bëhet brenda ditës pronar i 3.5 milion euro. Berisha vjen si produkt më vonë. Njëri pronar i një prone i shet  dy vetave 60% të aksioneve. Si u shit? Ça logjikë kishte? E marrin Bektashin dhe i thonë pse? Kush i investoi? I investova vetë. Po këta çfarë kontribute kishin? Këtu filloi hetimi dhe u kthye prapa. Si kapërcyen gjithë barrierat ligjore dhe u bënë bashkëortak me Bektashin?'

Ora 22:33
Avokati Rezart Kthupi zbulon dosjen e SPAK: Ja si funksionoi skema e korrupsionit të familjes Berisha! Qiraja u përdor si mekanizëm për të përvetësuar para

 

Avokati Rezart Kthupi analizoi në 'Repolitix' mekanizmat që kanë funksionuar për të përvetësuar para nga familja Berisha, që janë zbuluar nga dosja e akt akuzës së SPAK për Berishën lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. 

'Nëse ti vepron në mënyra të ngjashme për çështje të ndryshme krijohet bindja që kjo mënyrë veprimi ka një qëllim të caktuar kriminal. Bashkimi i disa çështje që në dukje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, një hidrocentral me kompleksin Partizani  nuk kanë lidhje, por mënyra e veprimit në të dy rastet krijon bindjen tek gjykata që ky grupim njerëzish ka vepruar në mënyra të ngjashme për raste të ndryshme. Nëse nuk provohet dot për hidrocentralin se ka vepër penale, ka një shpjegim të pranueshëm. Nëse SPAK do të hyjë duhet të krahasojë fatura të ngjashme për veprime të ngjashme.

Pse SPAK relaton rastin e qerasë? Sepse në rastin e qerasë ke element krahasues dhe qeraja në Tiranë  nuk mund të jetë 8 mijë euro për një apartament 120 m2, pavarësisht në zonën ku ndodhet, aq më pak në kohën kur është dhënë me qera. Tregon se qeraja është mekanizëm për të tjetërsuar në formë të ‘ligjshme’ shuma monetare përtej asaj që është nevoja faktike.'

Ora 22:15
'Je gjë gjobaxhi?' Burimi dhe Doçi debatojnë ashpër në 'Repolitix': Shko tek rrugica non-grata! Hape gojën se të hedh Jamarbëri sufllaqe nga lart

Përplasje e ashpër u bë këtë mbrëmje në 'Repolitix' mes gazetarit Adriatik Doçi dhe analistin Genc Burimi.

Gjithçka filloi me refuzimin e Burimit për tiu përgjigjur pyetjeve lidhur me dosjen e Berishës në SPAK, pasi nuk e ndjen veten prokuror tha ai. Më pas pati replika me Doçin që kaluan në akuza personale.

Doçi: Për apendesitin nuk po flasim! Je gazetar mund të përgjigjesh.

Burimi: Është bërë akuzë për ty për gjoba në SPAK. Akuza nuk është bazë, baza është gjykimi. Je akuzuar për gjobvënie.

Doçi: Të ikën zëri sa del tek kryefjala.

Burimi: Je gjë gjobaxhi? Nuk të them dot se nuk jam prokurori

Doçi: Tani e bëre prokurorin, nxirri faktet.

Doçi: Je një mercenar i kështjellës së madhe të gjobave të famijes Berisha. Është gjobvënësja më e madhe në Shqipëri. Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha janë gjobvënësit më të mëdhenj në Shqipëri. Pse nuk e përmend Berisha Bashkim Ulajn? Sepse e paguajnë të gjithë. Deri tani bëre shenjtorin, tani bëre prokurorin.

Burimi: Dua të shoh vendimin e gjykatës. Trump është dënuar dhe ka të drejtë. Ai parim që e mbron Adriatik Doçin për gjobaxhi, jemi në demokraci. Adriatik Doçi tha diçka të pavërtetë.

Doçi: Kam informacion që Jamarbri të hedh sufllaqe nga ballkoni. Nuk e kam faktuar. Pas emisionit shko dhe hap gojën tek rruga non grata, se do të hedhin sufllaqen.

Burimi: Nuk e njoh Tiranën, nuk e di ku është rruga.

Ora 22:09
Dosja ‘Partizani’, gazetari Doçi: U përvetësuan 800 m2 pronë publike! Malltezi duhet të paguante duhet mbi 430 mijë euro për ndërtesat

 

Duke folur për dosjen e SPAK për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, gazetari Adriatik Doçi, theksoi se i gjithë privatizimi i terreneve sportive të ish-kompleksit ‘Partizani’ është bërë mbi shkresa fallso. Sipas Doçit është bërë një vlerësim abuziv i godinave. Gazetari shtoi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, se Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesat dhe se me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik.

‘Privatizimi i ‘Partizanit’ është falsifikuar dhe bazuar në shkresa falso në kapsitje të përshpejtuar në vendimmarrje ku nuk është pritur përgjigja e institucioneve të tjera ligjzbatuese është përvetësuar edhe rreth 800 m2 tokë publike jashtë hartës dhe tokës së pretenduar që u takonte pronarëve. Është bërë një vlerësim abuziv i godinave.

Jamarbër Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesa. Vetëm me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik. Janë marrë edhe godina të tjera publike, një tjetër kontestim implikimi i ministrave dhe drejtorëve. Fatmir Mediu dhe Genc Ruli kanë miratuar privatizimin edhe pse ligji e ndalonte. Pse nuk janë marrë të pandehur ministrat ka të bëjë për shkak të procedurës.

Një tjetër element është zhdukja e dokumenteve të shpronësimit të dyshuar të këtyre pronarëve në kohën e Italisë Fashiste. Ka ngritur dyshime se mund të ketë një bashkëpunimi midis Malltezit, babait të Malltezit dhe Sali Berishës për zhdukjen e dokumenteve.

Kemi ndëshkim për çdo zyrtar që refuzonte të firmoste me shpejtësi dhe dokumente false. Ekrem Spahia është pushuar nga Berisha pse bëri një pyetje naive, pse duhet ta ndryshojmë ligjin për terrenet sportive. Janë elemente të pafundme që SPAK ka zbuluar.

Hetimi për Ahmetajt nisi për rolin dhe përfundoi në 20 vite në hetim deri tek çështja. Me Berishën është në përmasa shumë të mëdha, dalin episode të panumërta korruptive.’- tha Doçi.

Ora 21:53
Afera 'Partizani'/ Burimi: Nuk harxhoj kohë për një dosje 500 faqe! Në SHBA merret gjykata me Trump! Berishën e gjykon SPAK, nuk jam prokuror

 

Analisti Genc Burimi i ftuar në Repolitix për të folur për dosjen e akt-akuzës ndaj Berishës për privatizimin e ish-klubit Partizani, u shpreh se nuk do të humbas kohë të flasë për këtë çështje.

Kjo gjë sipas tij nuk bëhet në mediat e perëndimit, pasi edhe në SHBA kanë probleme me drejtësinë Trump apo në Francë, Le Pen por merret drejtësia me ta. Në media flitet politikisht.

'Nuk mund të harxhoj kohën të komentoj një dosje 500 faqe. Nuk komentohet kjo as për Trumpin. Nuk merren me 500 gjëra të Trump. Vetëm një media si e juaja në konflikt me Berishën. Në një demokraci çdokush është i pafajshëm përderisa nuk ka vendim të formës së prerë. Drejtësia nuk është mbi të zgjedhurit. Marr në mbrojtje parimet. Trump i akuzuar, sot bën fushatë. Berisha pa u gjykuar dhe dënuar, pengohet. Kush jam unë të gjykoj Berishën? Berishën e gjykon SPAK. Nuk jemi prokuror, nuk janë fakte.'

Ora 21:46
Akt-akuza ndaj Berishës/ Gazetari Kujtim Topuzi: Më voluminozja ndonjëherë! SPAK konstatoi objektivin e privatizimit dhe ndryshimit të destinacionit

Gazetari Kujtim Topuzi, komentoi në Repolitix dosjen e akt akuzës së SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani. Ai thekson se nuk kemi të bëjmë ende me dosje hetimore, e cila pritet të jetë mijëra faqe.

'Bëhet fjalë për një akt akuzë 500 faqe, më voluminozja ndonjëherë, imagjino sa do jetë dosja hetimore, mijëra faqe. E ndarë në disa pjesë. Është futur më thellë SPAK ndaj akuzës tjetër të Jamarbër Malltezit të pastrimit të parave. Ka edhe vërtetimin e përfitimit të Berishës, ajo që nuk kishte dosja e masës së sigurisë. SPAK evidenton se ka pasur një kontratë, që një ndër objektivat e investitorit Bektashi, privatizimi dhe ndryshimi i destinacionit të truallit. Ka dhe emra të tjerë.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë