Ngjyra vjeshte në arredimin e shtëpisë, këto detaje inspiruese do të transformojnë ambientet tuaja

Ardhja e vjeshtës na frymëzon shpeshherë që të ndryshojmë  arredimin e shtëpisë duke i përshtatur edhe ngjyrave të natyrës. Anila Hetoja, interior designer në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli”  dha disa ide fantastike dhe të thjeshta për të realizuar një arredimi të bukur dhe madje profesionit për shtëpinë tuaj.

Ngjyrat më trend të momentit për të ndryshuar arredimin e shtëpisë janë këto:

 

 

“Ngjyra e tokës, ngjyrat kafe në nuancë bezhë por edhe trended që i qëndrojnë kohës të cilat janë mustardë, ngjyrat e limonit, frutat e thata që nuk duhet asnjëherë të mungojnë në tavolinat tona, edhe trended që janë ngjyra blu në saks por gjithmonë duke u gërshetuar me ambiente të vogla”
Ndërsa ajo tregon se mjafton të ndryshojmë disa detaje si pikturat, letrën murale dhe i gjithë arredimi do të duket ndryshe:

“Nuk kemi mundësi që të ndryshojmë të gjithë shtëpinë, por një kënd të vogël, një letër murale nuk kushton shumë. Edhe pikturat janë gjithmonë qershia mbi tortë them unë sepse e sjellin  atmosferën më të këndshme dhe duke ndryshuar një pikturë mund të mos ndryshosh divanët përshembull, pra janë disa elementë që i qëndrojnë kohës.

Në një tavolinë mesi mund të vendosim librat, cajrat, frutat që i kemi tharë vetë, tani është portokalli që i kemi me bollëk e krijon atmosferën ,fëmijët i afron me frutat, gjithashtu afër librit” shpjegoi ajo.

Mjafton që të keni dëshirën dhe pasionin për të krijuar një ambient të bukur e të ngrohtë pasi detajet mund të gjenden edhe pa shpenzuar para" tha ndër të tjera ajo. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip (VIDEO)