Ngjyrosja e karburanteve çohet
për t'u shfuqizuar në Kushtetuese

Ngjyrosja e karburanteve çohet<br />për t'u shfuqizuar në Kushtetuese
TIRANË - Një tjetër vendim i qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, përfundon në dyert e Gjykatës Kushtetuese, pasi shoqata e shoqërive të hidrokarbureve me anë të një ankimi kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me datën 13 mars 2013 që jep me koncesion dy shërbime të rëndësishme publike në sektorin strategjik të hidrokarbureve për firmat, Global Fluids International si dhe Petroleum Consulting Partners.

Pak kohë pas bërjes publik të vendimit dhe kontratave koncesionare, pati reagime të forta nga grupet e interest të cilat asokohe thanë se ky ishte një veprim aspak transparent dhe qeveria shqiptare me këto dy kontrata do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë si dhe në rritjen e çmimit të karburanteve.

Ndërsa Ministria e Financave do të shpjegonte se, bëhej fjalë për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbimin e skanimit të konteinerëve dhe automjeteve të tjera, ku me anë të konçesionit synohej të sigurojë dhe garantojë pagesën e taksave dhe tatimeve të parashikuara.

Seanca e parë në gjykatën kushtetuese është vendosur për më datën 3 tetor ora 10.00, ku kërkohet “shpallja e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare dhe shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave si dhe pezullimi i zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, deri sa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.”

E ndërsa tashmë bashkimi i operatorëve ekonomik ka filluar nga puna me koncesionet e marra, pritet vendimi I gjykatës kushtetuese nëse do të pezullojë apo jo vendimin e ish-qeverisë "Berisha".

gjykata kushtetuese
vendimi i berishes

(Në foto: Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi i qeverisë "Berisha")

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet