SARANDE-4 fermerë që mbarështojnë prej disa vitesh rreth 200 lopë në fushën e Vrinës po përballen me një ngordhje masive të krerëve. Sipas tyre arsyeja ende nuk është përcaktuar por ata dyshojnë se kjo mund të vijë nga mosfunksionimi i hidrovorit të vivarit për tërheqjen e ujit nga fusha për shkak të kënetëzimit.

‘Këto janë lopët e mia, në një vit e gjysmë kanë ngordhur 100 lopë dhe 100 viça. Tani kush e ka fajin këtu? Janë edhe një tufë me lopë të tjera që kanë ngordhur, mbi 20. Ky mall ku do të shkojë, se po të ishte koha e Hoxhës do të kishin shkuar në burg” tha ai.  Report Tv u interesua pranë njësisë administrative Xarrë ku specialistja e mbrojtjes së konsumatorit Vasilika Tora tha se ngordhja masive e lopëve vjen si pasojë e kequshqyerjes.

“Situata është krijuar nga dobësia, janë të patrajtuara dhe pa mirëmbajtura mirë dhe janë futur në dimër në një dobësi të madhe”.  Ndërsa, kryetari i Bashkisë Shuaip Beqiri i pyetur nga Report TV tha se fermerët nuk janë të zones.

 

d.b/shqiptarja.com