Ngrica e akulli bllokojnë
rrugë e komuna

Ngrica e akulli bllokojnë<br />rrugë e komuna
Rinisin reshjet e dëborës në zonën verilindore dhe juglindore të vendit. Reshjet kanë nisur me intensitet të ulët, por mund të përkeqësojnë lëvizjen normale të mjeteve në akset rrugore. Mësohet se reshjet e dëborës, që kanë nisur më herët në zonat rurale, kanë bllokuar sërish zonat e thella, si komunat e Arrnit, Zapodit dhe pjesërisht të Shishtavecit, të Grykë Cajës e të Kalisit. Situatë e rënduar është në komunën e Shishtavecit, ku trashësia e dëborës arrin në mbi një metër, ndërsa erërat e fuqishme dhe ngricat kanë vështirësuar ndjeshëm rihapjen e aksit rrugor që lidh fshatin me pjesën tjetër të rrethit.Për mbajtjen nën kontroll të situatës në akset kryesore rrugore si në aksin Morine-Kukës-Tunel, Kukës-Qafë Shllak, Kukës-Daj Reç, Kukës- Krumë -Bajram Curri, po hidhet kripë e skorje, ndërsa drejtuesve të mjeteve u këshillohet lëvizja me zinxhirë.

KORÇË, TERMOMETRI SHËNON – 13 GRADË
Rikthehen me intensitet reshjet e borës edhe në Korçë. Aktualisht trashësia e borës shkon deri në 20 centimetra, ndërsa në zonat malore lartësia e saj shkon shumë më tepër se kaq, veçanërisht në qafat e maleve, në Dardhë, Lekas, Voskopojë dhe në Qafën e Thanës, ku rrugët që lidhin këtë qark me Maqedoninë janë bërë të vështira për qarkullimin e mjeteve, veçanërisht në pjesën maqedonase.Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me zinxhirë. E njëjta situate konstatohet edhe në qafat e maleve, si në Qafen e Thanës, në Qafën e Plloçës dhe në Qafen e Qarrit. Edhe në këto zona, kalimi është i mundshëm me zinxhirë.

KUKËS
Vlera e temperaturave në qarkun verilondor luhatet nga minus 6 në minus 2 gradë Celsius, ndërsa shpejtësia e erës arrin në 2 metër për sekondë.
Aktualisht në segmentin e autostradës Morin- Kukës –Tunel ,lëvizja e mjeteve është normale, ndërsa mjetet borëpastruese vazhdojnë të hedhin kripë e skorje për ti mbajtur rrugët në gjendje të kalueshme qarkullimi. Ndërkohë që në një segment afër tunelit, trashësia e borës arrin në rreth 40 centimetra.
ATSH raporton se në aksin rrugor Kukës – Daj Rec, ku trashësia e borës arrin në 40 centimetra, lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë, ndërsa aksi rrugor Kukës – Shsishtavec është i kalueshëm deri në afërsi të fshatit Shtreze, ku dy mjete borapastruese po punojnë për rihapjen e rrugës deri në Shishtavec.
Edhe në aksin rrugor Kukës- Krumë – Bajram Curri, ku trashësia e borës arrin deri në 20 centimetra, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë. Reshjet e fundit të borës kanë lënë të izoluara komunat e Arrnit, Kalisit, Grykë Çajës, Shishtavecit dhe Zapodit.


VLORË
Ngricat dhe akulli, i krijuar pas rënies së temperaturave dhe erës së fortë gjatë 24 orëve të fundit, dhe në qarkun e Vlorës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, kryesisht përgjatë rrugës që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.
Aktualisht, automjetet mund të qarkullojnë normalisht, por drejtuesit e tyre janë këshilluar të përdorin zinxhirët, tha Ibro.Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore në terren këshillojnë drejtuesit e automjeteve për të qenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes.
Situata e krijuar në 4 javët e fundit në këtë aks rrugor, si pasojë reshjeve të dëborës dhe ngricave e akullit ka qenë jo pak roblematike. Vetëm 10 ditë më parë, në këtë segment rruge, në lartësinë 1050 metra mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës bllokuan për disa orë qarkullimin e automjeteve dhe vetëm pas ndërhyrjes së punonjësve dhe mjeteve të Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, situata e qarkullimit u normalizua.
Kjo situatë pason atë të krijuar në fundin e muajit dhjetor, kur gjatë katër ditëve qarkullimi në rrugën që përshkon Qafën e Llogorasë, u vështirësua në një segment prej rreth 10 km, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës dhe e nrgicave të krijuara nga temperaturat e ulëta dhe era e ftohtë.

SHKODËR
Nga burimet zyrtare të prefekturës së Shkodrës, mësohet se me uljen e temperaturave, akseve rrugore në zonat e thella malore të qarkut Shkodër, të cilët një ditë më parë u njoftuam për bllokim të shtresave të të mëdha dëbore, sot i janë shtuar edhe ngricat që kanë krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve.
Në këto kushte, ndër zonat bllkuara vazhdojnë të mbeten disa fshatra të Vermoshit, në komunën Kelmend të rrethit Malësi e Madhe, ku trashësia e dëborës ka kaluar mbi një metër. Probleme janë vërejtur edhe në Qafë Thore dhe Dukagjin, në komunën Shalë, në rrethin e Shkodrës, si dhe në disa zona të rrethit të Pukës, kryesisht në Qafë Mali, Qafë Shllak dhe Iballë, ku trashësia e borës shkon nga 60 centimetra, deri në një metër lartësi.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga