SHBA - Prej disa ditësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga një stuhi bore, e cila ka bllokuar shumë rrugë dhe janë anuluar qindra fluturime ajrore.

Temperaturat e ulëta nën zero kanë shkaktuar ngrica në rrugët e Nju Jorkut. Një i ri, që hobi i tij është të merret me skeitbord, mendoi të bënte diçka ndryshe. Ai mori skeitbordin e tij dhe i lidhur pas një makine, filloi të bënte ski në rrugë.

Casey Neistat ecte në rrugët e makinave pa u shqetësuar nëse mund të bëhej pengesë për automjetet e tjera. Dhe jo vetëm kaq. Duke u munduar të ecte me sa më shumë kujdes në rrugë, ai arrinte të mbante edhe një kamera në dorë për të filmuar aventurën e tij.

Edhe policia e Nju Jorkut nuk e quajti të nevojshme të ndalonte këtë djalosh të ri që bënte ski në rrugë.


(v.gj/shqiptarja.com)