SARANDE - KUKES - Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme për lëvizjen e mjeteve në akset nacionale. Në Sarandë në aksin Muzinë- Sarandë u përplasën dy furgonë duke shkaktuar 4 të plagosur. Në Kukës në Rrugën e Kombit janë shënuar 3 aksidente por fatmirësisht pa të lënduar.
AKSIDENTI TE SYRI I KALTER
Dy furgonë pasagjerësh u përplasën në kthesën e "Syrit të kaltër" në aksin Muzinë - Sarandë. Nga aksidenti u plagosën 4 persona, të cilët udhëtonin me të dy furgonët
Policia e Gjirokastrës bën të ditur se shkak i aksidentit është ngrica në rrugë. Dy të plagosur janë transportuar në spital dhe gjëndja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti bllokoi nacional për rreth 20 minuta. Furgonët që u përplasën ishin njëri nga Fieri dhe tjetri nga Gjirokastra.
KUKES, MAKINAT RRESHQASIN NGA NGRICAT
Trashësia e dëborës në disa pika të gjatësisë së rrugës ka arritur deri në 30 cm, duke vënë në lëvizje 5 borëpastruese për hapjen e saj, por pavarësishtë kësaj aksidentet në autostradë kanë qenë të pranishme. Gjatë ditës së sotme janë shënuar 3 raste të daljes së mjeteve nga rruga për shkak të prezencës së akullit dhe borës në autostradë si dhe mos ndalimin e lëvizjes së mjeteve pa zinxhirë në kët segmentë nga ana e policisë rrugore.
Segmenti më i rrezikshëm i lëvizjes së automjeteve në Rrugën e Kombit është paraqitur nga fshati Reps deri në hyrje të qytetit të Kukësit. Në këtë sëgment prezenca e akullit krijoi problematikë më të madhe në afërsi të fshatit Kolsh të Kukësit si dhe në afërsi të fshatit Fan të Mirditës, ku ka munguar hedhja e kripës dhe skorjes duke provokuar edhe daljet e 3 automjeteve nga rruga por fatmirësishtë pa viktima.
Mësohet se aksidenti më i rëndë gjatë ditës së sotme është shënuar pikërisht në afërsi të fshatit Kolsh, ku një automjet për shkak se humbi kontrollin është rrotullisur disa herë ku është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com