Ngrihet Gjykata Administrative
pr/ligji miratohet unanimisht
Me 122 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi sot në mesditë pr/ligjit Gjykatën Administrative. Armando Subashi relatori i pr/ligjit tha se ligji ishte më i miri. Topalli akuzon opozitën: Na humbet 3 vjet.
TIRANE-Me 122 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi miratoi sot në mesditë pr/ligjit për ngritjen dhe organizimin e Gjykatës Administrative. Ligji nuk u votua nga deputeti demokrat, ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ndërsa abstenoi deputeti socialist Pandeli Majko. Vetë kryeministri Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë në momentin e votimit. Ai u largua nga salla së bashku me Komisionerin të Zgjerimit të Bashkimit Europian Stefan Fyle i cili mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlament.
Pas largimit të Stefan Fyle deputetët mbajtën një minutë heshtje për humbjen e publicistit dhe përkthyesit të njohur Ardian Klosi dhe më pas nisi diskutimi i pr/ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative.
Armando Subashi, relatori i pr/ligjit duke bërë prezantimin e pr/ligjit dhe ftoi të gjithë deputetët të miratojnë pr/ligjin pasi “jo vetëm sipas pikëpamjes time por dhe mendimit të ekspertëve të fushës, ligji është i mirë që besoj se do ti shërbejë gjykimit të mosmarrërveshjeve administrative brenda të gjitha standardeve të pranuara nga BE."
Duke ftuar kryetarët e grupeve parlamentare të jepnin mendimin e tyre mbi pr/ligjin Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli iu drejtua opozitës:
"Si na humbët tre vjet të botojmë të njëjtin ligj"
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj duke vlerësuar ligjin aktual tha se “ligji i 3 viteve më parë ishte i dobët nuk parashikonte qartë përbërjen e trupës gjykuese dhe ishte një mundësi korrupsioni ndërsa pr/ligji tani nuk lë vend për abuzime
Kjo gjykatë do t'i japë fund zvarritjeve të proceseve gjyqësore mes biznesit dhe shtetit, apo edhe qytetarit dhe shtetit. Sapo të përfundojë
infrastruktura për gjykatat respektive në Tiranë dhe në vend, ky ligj do të hyjë në fuqi menjëherë.
Do të ketë pesë gjykata të Shkallës së Parë, një Gjykatë Apeli Administrative dhe një Gjykatë të Lartë Administrative. Shqipëria është vendi i fundit në rajon që nuk e ka një gjykatë të tillë. Përfundimi i këtij projektligji i hap rrugën edhe shqyrtimit të ligjit për Shërbimin Civil, i cili pritet që të vijë në Kuvendin e Shqipërisë brenda muajit maj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15