/ATSH/- Ligji që rregullon tregun e karburanteve do të ndryshojë.
Sipas burimeve nga ministria e Ekonomise, për këtë tashmë është ngritur një grup pune pranë kësaj ministrie me specialistë të tatimeve, doganave, Inspektoriatit Qendror Teknik dhe metrologjisë.
Grupi i punës, bënë të ditur burimet, do të hartojë ndryshimet e nevojshme ligjore për të mundësuar kontrollin e cilësisë, por edhe për shmangien e evazhionit fiskal në këtë treg.
Masat ligjore, thanë burimet, do të shkojnë deri në ekstrem, duke konfiskuar pikat që shesin karburant të paçertifikuar apo edhe të pafiskalizuar.
Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni, atë kundër çdo tregtari që mashtron konsumatorët me cilësinë e karburantit. "Kush u shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e parashikuara të cilësisë, ka vetëm pak javë kohë për t'u kthyer njëherë e përgjithmonë brenda kornizës së parashikuar nga ligji", tha kreu i qeverisë.