Ngrihet pika e grumbullimit të
prodhimeve, Panariti: Risi historike

Ngrihet pika e grumbullimit të<br />prodhimeve, Panariti: Risi historike
LUSHNJE - Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe kreu i një kompanie kosovare, Ramiz Kelmendi zhvilluan një takim ku ranë dakord për të bashkëpunuar fuqishëm në hapjen dhe funksionimin në muajin maj të pikës më të madhe të grumbullimit të produkteve në vend, që do ngrihet në Unazën e Lushnjes.

Në këtë kuadër, Ministri Panariti vlerësoi ndihmën e investitorit kosovar Kelmendi në këtë supërmarrje të fuqishme.

Pas takimit Panariti dhe Kelmendi folën për rëndësinë e madhe të kësaj pike gjigande grumbullimi, që synon të mos lejë asnjë produkt të fermerëve të hidhet, por të shitet i gjithi.

Në fjalën e tij ministri Panariti e cilësoi këtë si një transformim historik të bujqësisë, për të krijojua siç e cilësoi au një zonë të përbashkët ekonomike.

 “Ndodhemi pёrpara njё transformimi qё unё do ta quaja historik, njё transformim i cili kёrkon shumё aktorë. Pikёrisht pёr tё pёrballuar me sukses kёto sfida tё pёrbashkёta qё kemi ne pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare, ne duhet tё jemi njё zonё e pёrbashkёt ekonomike. Pikёrisht pёr tё krijuar kёtё hapësirё dhe pёr tё krijuar infrastrukturёn qё do tё mbёshtesё lёvizjen e prodhimeve nё kёtё hapsirё ekonomike, e cila ka 5 milionё konsumatorё dhe ka potenciale ende tё pashfrytёzuara, zoti Kelmendi bёhet, iniciator  i njё investimi tё fuqishёm  nё zemrёn e bujqёsisё shqiptare, i cili do tё mundёsojё grumbullimin e perimeve tё freskëta nga zona e Lushnjes.” tha Panariti.

Duke vazhduar më tej Panariti ftoi të gjithë fermerët për shitjen e prodhimit të tyre në pikën e grumbullimit me qëllim shpërndarjen e tyre brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij tashmë fermerët nuk do ta kenë më problem faktin nëse do të shitet ose jo prodhimi i tyre

“Praktikisht fermerёt nuk mund tё ndodhen pёrpara stresit dhe dyshimit a do tё shitet apo jo prodhimi, por nёpёrmjet kontratave paraprake qё do tё mbyllim me sipёrmarrёsit tё cilёt investojnё nё kёtё pikё grumbullimi do ta kenё prodhimin tё shitur qё nё fazёn e kultivimit dhe kjo ёshtё njё risi absolute, kjo hap njё prespektivё tё re pёr fermerin, i cili prodhimin e dorёzon, e natyrisht atje, ne do tё futemi fuqishёm pёr tё mbёshtetur kёtё investim, me futjen e skemave tona tё mbёshtetjes financiare. Pra nё momentin qё fermeri dorёzon prodhimin nё kёto pika tё autorizuara tё grumbullimit, aty ne do tё aplikojmё pa asnjё hezitim dhe masat e subvencionit, ku pёr çdo kilogram produkt tё dorёzuar natyrisht fermeri do tё marrё mbrapsht njё pjesё tё mundit dhe sakrificёs qё ai ka shpenzuar pёr prodhimin nё trajtёn e subvencionit.” tha Panariti.

Ndërkohë nga ana e tij Kelmendi tha se kjo iniciativë ju vjen në ndihmë prodhuesve për të eksportuar prodhimin e tyre.

"Ne me kёtё pikё grumbulluese qё po tentojmё ta fillojmё qё nё maj tё kёtij viti, t’ju dalim nё ndihmё kёtyre prodhuesve qё maksimalisht tё eksportojmё nё shtetet e rajonit dhe BE-sё. Por do tё shkojmё edhe mё tutje, në ngritjen e shkёmbimit tregtar mes shtetit tё Kosovёs dhe Shtetit tё Shqipёrisё dhe duke i ftuar gjithnjё konsumatorёt qё tё jenё nё ndihmё dhe nё pёrkrahje tё konsumit tё kёtyre prodhimeve tё shёndosha dhe cilёsore. Nё mёnyrё qё fermerёt tё krijojnё njё mundёsi tё re tё kontraktimit tё zgjuar, pёr arsye se sipёrfaqet e tokave tё Shqipёrisё dhe Kosovёs janё sipёrfaqe të vogla dhe pёr tё qёnё aktual nё tregun ndёrkombёtar duhet tё bёjmё kontrata tё zgjuara qё tё kemi njё produktivitet cilёsor uniformë dhe kuantitativ. Pra, pa kёto kontrata tё zgjuara, korrekte, tё ndershme e të respektueshme ne nuk do mundim t’i përballojmë tregtarёt e tjerё qё eksportojnё nё shtetet e rajonit, nё shtete e BE-sё." u shpreh Kelmendi.

Pikat e grumbullimit janë risia e skemave financiare mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2014, të shpallura një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve para 3000 fermerëve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç