Zgjedhjet për PE/ Sondazhet: Në Gjermani fiton partia e Merkel! Macron pëson disfatë, në Itali kryeson Salvini

Kanë përfunduar votimet për Parlamentin Europian. Italia ka qenë vendi i fundit i Bashkimit Europian që ka mbyllur votimin për në PE në orën 23:00. Sipas rezultateve paraprake duket se sondazhet e para flasin për një fitore të pro-europianëve. Sondazhet e para që vijnë nga përtej Adriatikut, flasin për një fitore të Lega Nord, partisë së Ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, me rreth 27-31%.

Sipas rezultateve paraprake në Gjermani konfirmohet fitues grupimi CDU/CSU i kancelares Angela Merkel. Ndërsa në Francë, sondazhet tregojnë fituese ekstremistët e djathtë të Marine Le Pen me rreth 23-25% të votave kundrejt 19-22% të partisë së Presidentit Emmanuel Macron. Ndërkohë në Greqi, Demokracia e Re, partia e qendrës së djathtë të kryesuar nga Kyriakos Mitsotakis, ka parakaluar partinë e kryeministrit Alexis Tsipras. 

Nisur nga rezultate paraprake Partitë Popullore Evropiane, edhe pse mbeten grupimi më i madh në Parlamentin Evropian, nuk kanë shumicën, pasi pritet të marrin 177 vende nga 751 në total. Kështu për të siguruar shumicën, Partive Popullore Euvropiane i duhet të bëjnë aleancë me konservatorët ose edhe me liberal demokratët, në mënyrë që të kenë 320 vende në Parlamentin Europian.

Ndërkohë sa i përket pjesëmarrjes, raportohet një votim masiv në të gjitha vendet e BE-së. Në Gjermani mësohet se pjesëmarrja e votuesve ka qenë në masën 60%, një numër ky që nuk regjistrohej që prej bashkimit të dy Gjermanive në vitin 1989.

Votimi në 21 vendet e BE-së u hap sot në orën 07:00, dhe do të dërgojnë pothuajse gjysmën e të gjithë deputetëve në Parlamentin Evropian: 348 nga gjithsej 751.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Mbyllen votimet në Itali/ Sondazhet nxjerrin fituese partinë e Matteo Salvinit

Italia ka qenë vendi i fundit i Bashkimit Europian që ka mbyllur votimin për në PE në orën 23:00. Sondazhet e para që vijnë nga përtej Adriatikut, flasin për një fitore të Lega Nord, partisë së Ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, me rreth 27-31%. Në vendin e dytë sondazhet në Itali kanë nxjerrë Partinë Demokratike me 21-25% të votave, ndërsa në vendin e tretë është Lëvizja 5 Yjet me 18.5-22.5% të votave.

Në këtë mënyrë, sipas Exit Polleve, në Itali konfirmohet blloku euroskeptik i drejtuar nga Salvini si forcë e parë politike, duke siguruar kështu më shumë vende për në Parlamentin Europian.

Ndërkohë po sot, kanë qenë rreth 17 milionë votues italianë që sot i janë drejtuar kutive të votimit që në orën 7:00 të mëngjesit, për zgjedhjet administrative italiane, mbi 3000 komuna. Në zgjedhjet administrative italiane kanë garuar mbi 170 kandidatë me origjinë shqiptare. Raundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.

Ora 22:42
Greqi/ Kreu i Demokracisë së Re shpall fitoren dhe kërkon dorëheqjen e Tsiprasit

Rezultatet e para zyrtare të Parlamentit Europian nxjerrin fituese konservatorët e Demokracisë së Re, të cilët kryesojnë me gati 9% të rezultateve të para zyrtare.

Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

"Për të mirën e vendit, ai duhet të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhjet kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur, kjo është e vetmja zgjidhje e qartë ", deklaroi Mitsotakis.

Ora 21:06
Rezultatet paraprake në Holandë, kryeson Partia Laburiste

Nga rezultatet paraprake në Holandë pas përfundimit të zgjedhjeve në parlamentin europian, Partia Laburiste kryeson me 18.1%, të ndjekur nga partian e kryeministrit Mark Rutte me 15% dhe kristian demokratët me 12.3%.

Ora 21:02
Rezultatet e para në Hungari, Viktor Orban 'rrëmben' më shumë se gjysmën e elektoratit

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kryeson rezultatet paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian ne Hungari me 56 %. Sipas rezultatet të inistitutit Nezopont deri më tani kjo parti ka siguruar 14 nga 21 vendet në parlamentin europian.

Ora 20:36
Zgjedhjet në Parlamentin Europian, Macron pëson disfatë

1558513909_MACRONFOTO.jpg

Sipas Exit-polleve, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje. Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21.

Ora 20:22
Tsipras mbetet pas, Demokracia e Re kryeson sondazhet në Greqi

1547675440_alexistsipras.jpg

Pas përfundimit të zgjedhjeve për parlamentin europian në Greqi, Exit Poll parapraket nxjerrin fituese Partinë Demokracia e Re, duke lënë pas koalicionin qeverisës. Deri më tani Demokracia e re shpallet fituese me 32% kurse SYRIZA e drejtuar nga kryeministri grek Alexis Tsipras vjen e dyta me 25%.

Ora 19:25
Përfundojnë zgjedhjet për PE në Gjermani, sondazhet nxjerrin fituese partinë e Merkelit

Kanë përfunduar zgjedhjet për parlamentin europian në Gjermani. Sipas Exit Poll të publikuar pas përfundimit të votimeve në këtë proces kryeson grupimi i djathtë CDU/CSU e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

CDU/CSU: 27,5%.

Tё Gjelbёrit, partia ekologjiste: 22,0 %,

SPD: 15,5 %,

AfD, Alternativa për Gjermaninë: 10,5 %,

E Majta: 5,5 %,

FDP:  5,5 %,

Tё tjerat: 13,0 %

Ora 19:15
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, mbyllen votimet në disa shtete

Kanë përfunduar votimet për Parlamentin Europian në disa shtete. Zgjedhjet kanë përfunduar në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri. Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18 %. Ndërsa në Austri sipas exit poll, fiton partia e kancelarit Kurz me 34.5%.

Në Spanjë, socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez pritet të fitojnë me 28.9% kundrejt Partisë Popullore me 17.3% të votave.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit në Poloni pritet të fitojë 42.4% të votave, ndërsa koalicioni evropian Ke ndalon në 39.1%. Edhe në Irlandë, partia e kryeministrit Leo Varadkar konfirmohet si partia e parë me 29% të votave, duke konfirmuar kështu votën pro BE-së të irlandezëve.

Në Qipro, sipas sondazheve të para, konservatorët DISY fitojnë me 28-32% të votave, parti kjo që i takon familjes së Partive Popullore Evropiane. Edhe në Sllovaki, ku votimi u mbajt dje, sondazhet i japin përparësi pro-evropianëve.Në Spanjë, socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez pritet të fitojnë me 28.9% kundrejt Partisë Popullore me 17.3% të votave. 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën