Ngriten çmimet e derivateve

Ngriten çmimet e derivateve
Trendi i rritjes së çmimeve në vend vazhdon. Brenda pak ditësh, derivatet e naftës u shtrenjtuan dy herë duke mbërritur në shifrat më të larta gjatë këtij viti.

Tregtarët arsyetohen me lëvizjet në bursa, ndërsa ekspertët e ekonomisë propozojnë formimin e një agjencie që do të mbikëqyrte ndryshimet e dyshimta të 6 çmimeve. 

Për shkak të lëvizjeve të shpeshta në bursat botërore, në tregun e Kosovës vetëm brenda dhjetë ditëve sërish ka pasur shtrenjtim të naftës për 5 deri në 6 për qind për një litër naftë e benzinë, - njoftojnë zyrtarët e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. 

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës dhe benzinës për një litër në shumicën e pompave të naftës sillen diku në kuotën prej 1.34 euro deri në 1.39 euro për një litër naftë ose benzinë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga