Ngriten çmimet e konsumit dito

Ngriten çmimet e konsumit dito
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare ka publikuar sot, Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin mars 2012.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat e Indeksit të tërësishëm të çmimeve të konsumit në Kosovë i cili është më i lartë për 0,1% në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012. Marsi i vitit 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011 ishte me çmime më të larta për 1,1%.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2012 me muajin mars 2011 ishte 0,6%.

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,1% në muajin mars 2012 krahasuar me muajin shkurt 2012.

Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupi: Qumështi, djathi dhe vezët për (2,7%) me një ndikim prej 0,2 për qind në IÇK-it. Buka dhe drithërat (0,8%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (1,5%) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.

Ndërsa rënie të çmimeve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kryesisht vërehet te nëngrupi: Rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (-4,5%)-[(rënie e çmimit të drurit për ngrohje për (-17,3%)] me një ndikim prej -0,2 për qind në IÇK-it si dhe te disa nëngrupe të konsumit me një ndikim te përbashkët prej -0,1 për qind në IÇK-it.

Ndërkaq krahasimet për muajin mars të vitit 2012 dhe mars 2011 0,6% për Indeksin e Çmimeve të konsumit në Kosovë u ngritën për 0.6% në muajin mars 2012 krahasuar me muajin mars 2011.

Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (7,0%) me një ndikim prej 0,5 për qind në IÇK-it. Nëngrupi: Qumështi, djathi dhe vezët (6,9%) me një ndikim prej 0,4 për qind në IÇK-it. Duhani (9,0%), mishi (4,0%), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,3%)-[(ngritje e çmimit të drurit për ngrohje (21.2%) dhe gazit (10,3%)] që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind në IÇK-it.

Kafja, çaji dhe kakao (6,9%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,5%), veshja (1,5%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (12,6%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4,3%), shërbimet hoteliere (1,8%) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind në IÇK-it.

Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Buka dhe drithërat për (-10,9%) me një ndikim prej -0,9 për qind në IÇK-it. Nëngrupi i perimeve (-10,7%) me një ndikim prej -0,5 për qind në IÇK-it. Vajrat dhe yndyrat (-6,6%), sheqeri dhe ëmbëlsirat (-4,1%), pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,2 %) që secila nëngrup ndikoj me -0,1 për qind në IÇK-it.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'