Shkoder - Një  63 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar 3 objekte pa leje në Theth.

Bëhet fjalë për shtëpi prej druri mbi platforma të betonizuara të cilat po i ndërtonte në një sipërfaqe toke publike

“ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën” informoi sot policia e Shkodrës.

Dosja i kaloi prokurorisë së Shkodrës.