Ngritja e komisionit për shkarkimin e Metës/ Protesta e PD-së ndryshon orarin e Kuvendit

Ngritja e komisionit për shkarkimin e Metës/ Protesta e PD-së ndryshon orarin e Kuvendit

Ndryshon orari i nisjes së seancës plenare të ditës së hënë për shkak të protestës së opozitës. Seanca ishte planifikuar që të niste në orën 18:00, por për shkak të protestës së opozitës në 20:00 po të ditës së hënë, është vendosur që Kuvendi të nisë një orë përpara, pra në 17:00.

Në seancën plenare të së hënës do të shqyrtohet propozomi i Komisionit të ligjeve për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, thekson urdhri i sotëm i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që opozita do të zhvillojë protestën e 10-të kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja