Ngritja e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, Baçi: Të rëndësishme, reforma territoriale ka dështuar! Saliu: PD nuk do të përfitojë asgjë, nuk do ndikojnë tek vota

TIRANË-  Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga opozita, atë territorial dhe zgjedhor, por sipas gazetarit Gëzim Saliu Partia Demokratike nuk do të përfitojë asgjë nga këto dy komisione. Kryeredaktori i gazetës ‘Standard’, Saliu thotë në Report Tv se ndryshimi i territorial nuk do të ndikojë tek vota ashtu siç pretendon PD.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri ishte i ftuar edhe gazetari Agim Baçi, i cili thotë se ngritja e komisioneve është e rëndësishme pasi reforma aktuale territoriale ka dështuar. Sipas tij, me reformën territoriale aktuale kryebashkiakët janë rikthyer në nënpunës të kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ka asgjë të rëndësishme në dy komisionet që ka përfituar opozita. Janë dy komisione që vetë opozita territorialin e ka bojkotuar në 2014-2015 me ftesat e Bashkim Finos, reforma që kjo hartë s’do bëhet. Më tej më pas votimi i asaj reforma dhe pasojat që solli se është një reformë e votuar vetëm nga maxhoranca. Nuk do ketë pasoja tek vota, pretendohet që do jetë hartë e re elektoral e që do ndikojë tek vota”, u shpreh Saliu.

“Reforma territoriale ka dështuar, kemi një pushtet lokal që nuk kontrollon gjërat që kanë të bëjnë me qytetarët. Reforma territoriale është shumë e rëndësishme sepse pushteti lokal ka dështuar dhe kryetarët e bashkive janë kthyer në nënpunës të kryeministrit, përderisa i mbledh dhe iu jep urdhra partia. Funksionojnë vetëm për tendera e PPP”, tha Baçi në Report TV.

Referuar zgjatjeve të afateve të vettingut, Saliu thotë se vetë Basha e ka quajtur vettingun si një projekt mafioz dhe ndërkohë votoi për zgjatjen e tij. I kundër në qëndrim është Baçi i cili thotë se kreu i PD-së duhet ëtë tregonte që është pro drejtësisë.

“Vetë Basha që e ka cilësuar vettingun si projekt mafioz, mund të ndryshonte mendimi., por qëndrimet për vettingun kanë qenë të forta. Në tetor kur ka ardhur ‘urdhri’ i Ramës, do shkoni mars që do votoni projektin, padiskutim që ka qenë ndërhyrja e palës amerikane tek PD”, vijoi Saliu.

“Që opozita është kritike me vettingun mirë bën sepse deri më sot organet e drejtësisë nuk kanë treguar ndonjë devotshmëri në zbardhjen e çështjeve kryesore. SPAK nuk kanë vepruar as për teatrin as për çështje të tjera të rëndësishme që kanë dy vite që ka denoncime, por kjo nuk do të thotë që opozita mos ta votonte këtë gjë. PD edhe Basha duhet të tregojë që është pro drejtësisë dhe denoncimet e tij ndaj mosveprimeve të SPAK ose organeve të tjera kanë veprim tjetër, që unë të kam mbështetur dhe ti s’po vepron. Në raste të tjera Rama e ka lozur shumë mirë propagandën që opozita nuk do drejtësi, kështu që kur kërkon drejtësi duket një lloj hipokrizie. Gabimi ka qenë kur 140 deputetë shkuan votuan në grup pa asnjë votë kundër, pa hetuar më parë a ishte reale kjo lloj reforme, mund të jepte zgjidhje”, u shpreh Baçi.

Ndalur në zgjedhjet e 6 marsit, Baçi thotë se nuk do jetë një betejë opozitë-maxhorancë, por një test Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

“Nuk do jetë maxhorancë opozitë, por test Basha-Berisha. PD-Shtëpia e lirisë, dy logo mund të ndikojnë goxha. Nuk jam kundër koalicioneve. Por kemi Berishën që është strehuar aty dhe po drejton fushatën. Shkodrën, Bushati është shumë më afër, ka një lloj vijimësie më të gjatë në Shkodër. Nuk e vë në dyshim që edhe Bardh Spahia është demokrat i vjetër, por mund të ketë ndikim nën logon”, tha Baçi.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja