Ngrohja globale ‘ka ndërhyrë’ në punët e bujqësisë! Fermerët e mbjellin grurin në dhjetor, një muaj përtej afatit

Mbjellja e grurit në fushat e Fierit, historikisht është bërë ndërmjet muajve tetor-nëntor, ndërsa këtë vit është shtyrë me afro një muaj. Fermerët kanë nisur mbjelljen në gjysmën e dytë të nëntorit me shpresën se do ta përmbyllin procesin në 10 ditëshin e parë të dhjetorit. Shkak është bërë ndryshimi i klimës, efekt i ngrohjes globale, thotë për Report tv, agronomi  Ladi Pashaj, specialist në Drejtorinë e Bujqësisë.

“Në rrethin e Fieirt janë mbjellë  1500 ha ose 15 përqind e sipërfaqes totale prej 11 mijë hektarësh. Vazhdon te mbillet dhe duke qene se kemi nje ngrohje globale do shkojë deri në 10 diteshin  e pare te dhjetorit”, u shpreh Pashaj.

Për të marrë rendiment të lartë, fermerët duhet të kujdesen tani për teknologjinë dhe farën, thotë agronomi, duke i këshilluar ta blejnë farën në pikat e licensura.

“Duhet të kenë parasysh plehrimin bazë, plugimin, frezimin. Dua të theksoj se fara ëshë e rëndësishme. Ata mbajnë farë nga gruri i vet, por duhet ta blejnë në pikat e licensuara se kanë farë të mrekullueshme”, tha Pashaj.

Ndërsa fermerët ankohen për çmimet e shtrenjta të pesticideve e farërave ndaj detyrohen të mbjellin grurin që kanë ruajtur vetë nga sezoni i kaluar.

“Çmimet janë të larta plehu nitrati ureja. Shitet me 25 mijë lek kuintali. Ne sdalim asgjë, shteti ska vënë dorë fare”, tha fermeri Sokrat Dhima.

Rajoni i Fierit është ndër kultivuesit kryesor të grurit në vend, me një sipërfaqe prej 11 mijë hektarësh.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin