Stina e dimrit në Kukës, dekada më parë shoqërohej me acar e dëbore që arrinte deri 2 metra. Të ftohtit niste në Nëntor e përfundonte në Mars, thotë Ilmi Bilali 77 vjeç nga fshati Bicaj. Teksa kujton dimrat e ashpër ndër vite, Ilmi Bibali thotë se tashmë për shkak të ngrohjes globale moti ka ndryshuar.
"Nuk ka më dimër të fuqishëm, për shkak të ngrohjes globale. Mbaj mend dimrin e 1953-1954 ka qenë 1 me tër e gjysmë borë. Vinte helikopteri nga Bashkimi Sovjetik e sillte miell. Po kështu edhe dimri i vitit 1985", shprehet Ilmi Bilali.
Por pavarësisht, kësaj zonja e shtëpisë na tregon se në shtëpitë e fshatareve nuk mungojnë zajretë e dimrit dhe drutë e zjarrit.

Këto ditë me mot të butë Ilmiu i shfrytëzon duke u marrë me prerjen e druve me bujqësi dhe blegtori ndërsa kohën e lirë e kalon duke lexuar.
"Kur lexon libra të jepet mundësia të mësosh diçka se ai që e ka shkruar diçka di... 'Hasta la Vista' më ka pëlqyer shumë si dhe këto vitet e fundit libri 'Bijtë e Shqipes'", thotë ai.
Kujtojmë se vitet e fundit në Kukës ka pasur ndryshime drastike, ku moti me kapriçot e tij ka qenë i paparashikueshëm e ndërsa dimri i sivjetshëm, me reshje të pakta dëbore po vlerësohet si një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit.
/Shqiptarja.comKomente

