HAWAI - Një studim nga University of Hawai i publikuar në gazetën Nature, parashikon se Toka po ecën drejt një të ardhme apokaliptike në të cilën qytetet kryesore nëpër botë si New York apo Londra, mund të bëhen të pabanueshëm për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Kjo mund të pasohet me një krizë humanitare pasi qindëra miliona refugjatë do të kalonin në mënyrë ilegale kufirin drejt vendeve disi më të ftohta dhe ndërkohë që akrepat e orës ecin, shenjat e para do të fillojnë shfaqen në fund të kësaj dekade, sipas studiuesve.
Shkaku i ngrohjes globale sigurisht që është njeriu, i cili ka ngritur mijëra fabrika të cilat lëshojnë dioksid karboni në atmosferë.
Sipas studiuesve është shumë vonë për t’u kthyer mbrapsht tashmë pasi procesi ka filluar.
New Yorku do të fillojë të ndjejë ndryshimet klimatike rreth vitit 2047, Los Angeles në 2048 dhe Londra në 2056.
Megjithatë, nëse lëshimet e këtyre gazërave në natyrë do të stabilizoheshin, efektet do të fillonin të ndiheshin në New York nga viti 2072 ndërsa Londra në 2088.
Drejtuesi i këtij studimi, Camilo Mora, parashikoi se epiqendrat e kësaj ngrohjeje globale do të jetë në tropikë, me temperatura të cilat do të rriten rreth vitit 2020 në qytete si Manokri, Indonezi.
Studimi parashikon se në vitin 2050, 1.5 miliardë njerëz do të jetojnë në zona me kushte klimatike të paprecedenta.
Mora dhe kolegët e tij krahasuan modele të klimës në planet dhe ndërtuan një indeks me parashikime se si ka ndryshuar çdo vend në Tokë ndërmjet viteve 1986 dhe 2005 dhe se si do të jetë klima përgjatë viteve 2081-2100.
Sipas përllogaritjeve të tyre, që prej vitit 2047, çdo vit që do të pasojë, do të jetë më i nxjehtë se ai i mëparshmi.
Por sipas Mora-s, nëse njeriu e ul nivelin e gazrave të lëshuar në atmosferë, proçesi mund të shtyhet me 20 vite të cilat do të ishin jetësore për shumë specie në planet.
Megjithatë Mora shpjegoi se studimi mund të ketë një marzh gabimi prej 5 vitësh.
Studimi i tij e çoi në përfundimit se të gjitha speciet që jetojnë në zonat e prekura nga rritja e temperaturave, kanë tre zgjedhje. Të lëvizin në një zonë më të ftohtë, të adaptohen me ndryshimet klimaterike ose të zhduken përgjithmonë.
Nga të gjitha speciet e studiuara, brigjet koralore janë ato që do të goditen të parat nga ngrohja globale, diku rreth vitit 2030.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com