Gjykata e Krimeve Të Rënda refuzon për të pestën herë kërkesën e Altin Avdylit për tu lënë i lirë. Altin Avdyli, i cili njihet ndryshe dhe me pseudonimin “Nicja”, është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në Shijak.
Nicja ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë 'Arrest me burg'. Pretendimet e tij konsistojnë në faktin se Krimet e Rënda nuk kanë prova kundër tij, si dhe nga hetimi nuk kanë ardhur prova të reja.
Prokurori Dritan Prençi, ka kërkuar që masa e sigurisë të lihet e pandryshuar duke argumentuar se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj dhe se provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të caktuar një mase sigurimi.
Altin Avdyli ose “Niçja” ishte në mesin e të arrestuarve, tetorin e 2018-ës, si pjestar i grupit të Avdylajve në mega operacionin e koduar 'Volvo 4'.
Emri i Altin Avdylit u bë mediatik pasi nga dosja e prokurorisë dolën telefonata ku ai përmend se është takuar dhe ka drekuar me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Me këtë të fundit ka dhe një telefonatë.
Nga ky operacion në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka. Vëllezërit Avdyli akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra penale.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16.3%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori flakë në ecje e sipër, digjet pjesërisht makina në Gjirokastër! Nuk ka të dëmtuar
20 Shtator 2022, 17:44
-
Laboratori i heroinës në Has, SPAK jep pretencën për grupin e Astrit Avdylit! Kërkohet 55 vite burg gjithsej
3 Dhjetor 2021, 16:40
-
Ekskluzive/ Skandal në drejtësi, lirohet nga qelia 'koka' e grupit të Avdylajve dhe 3 të hetuar në dosjen 339, shkak kalimi i afateve të paraburgimit
26 Korrik 2021, 22:33
-
Dosja 339/3, GJKKO dënon me mbi 125 vite burg 17 të pandehurit për laboratorin e heroinës në Has! Vëllai i ish-deputetit të PS-së dënohet me 8.8 vite
1 Shkurt 2021, 17:54
-
GjKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Altin Avdylajn
26 Tetor 2020, 12:38
-
'VOL-VO4' shkon për gjykim, shtyhet seanca e parë për 14 të pandehur, mes tyre dhe grupi Avdylaj! Përcaktohet trupa gjykuese
14 Shtator 2020, 12:05
-
Pesë muaj pasi mbylli çështjen, gjykata i kthen ish-deputetit socialist celularin
20 Korrik 2020, 12:42
-
Vol-Vo 4/ Ishte në kërkim prej dy vitesh...arrestohet shoferi i ish- drejtorit të Burgjeve
2 Prill 2020, 09:36