'VOL-VO4' shkon për gjykim, shtyhet seanca e parë për 14 të pandehur, mes tyre dhe grupi Avdylaj! Përcaktohet trupa gjykuese

'VOL-VO4' shkon për gjykim, shtyhet seanca e parë për 14 të pandehur, mes tyre dhe grupi Avdylaj! Përcaktohet trupa gjykuese

Foto nga operacioni i policisë 'Vol-vo 4'

Çështja e "VOL-VO4" ka shkuar sot nga akuza drejt gjykimit, por GJKKO ka shtyrë seancën e parë që është mbajtur. Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i cili kërkon më shumë kohë për t'u njohur me dosjen.

Në këtë seancë është përcaktuar edhe trupa gjykuese, ku Miliana Muca, Fran Prendi dhe Etleva Deda do të jenë 3 gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen e  "VOL-VO4".

14 të pandehurit në këtë dosje, mes tyre dhe grupi i Avdylajt, akuzohen për grup kriminal, moskallëzim krimi dhe trafik të lëndëve narkotike.

Konkretisht 14 të pandehurit janë:

1-Astrit Avdyli

2-Altin Avdylaj

3-Jasin Kala

4-Gjevi Ndoka

5-Esat mehmeti

6-Hajri Seferi

7-Shkëlqim Avdyli

8-Denis llaftiu

9-Elton Shehaj

10-Fatos Llaftiu

11-Hekuran Hoxha

12-Xhevit Shuti

13-Flamur Celja

14-Vehbi Berushi

Në tetor 2018 në seancat e zhvilluara te Krimet e Rënda në Tiranë dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë u lanë në burg 24 nga të arrestuarit, ndërsa 10 u ndryshua masa, nga të cilët 8 në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitje.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë "Volvo 4", pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Kreu i bandës së Shijakut Astrit Avdyli akuzohen për trafik të drogërave të forta nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Në nëntor 2018 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ndërsa ka lënë në burg të fortët e Shijakut, grupin e Avdylajve, të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë