Këngëtarja amerikane e repit Nicki Minaj ka vendosur të ndjekë rrugën e shumë prej yjeve të muzikës.
Ashtu si kanë vepruar disa prej kolegëve të saj dhe Nicki ka vendosur ti përkushtohet aktrimit.

Sipas mediave amerikane ajo po mendon për një rol, i cili do të nxjerrë në pah talentin e saj si aktore.
"Do të doja ti futesha aktrimit vetëm se duhet të jetë roli i duhur dhe filmi i duhur. Unë tashmë kam angazhuar dikë që po më ndihmon të gjej rolin e duhur ku po shikojmë disa skenarë” , ka thënë Nicki në një intervistë të dhënë së fundmi.

Këngëtarja aktualisht është anëtare e jurisë në spektaklin amerikan të gjetjes së talenteve “American Idol”.
Minaj ka provuar edhe më parë diçka të tillë në një rol në “Broadway”.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com