Këngëtarja amerikane e repit Nicki Minaj ka promovuar koleksionin e ri të veshjeve “Kmart Collection”.

Nicki, e cila gjithmonë është dukur e çuditshme me stilin e saj të veshjes që shumë pak mund ta pëlqejnë, këtë herë është shfaqur mjaft elegante dhe tërheqëse.

nicki minaj

E veshur me një fustan të bardhë bust dhe me një tualet mjaft natyral Nicki është dukur mjaft bukur.

Është hera e parë për reperen amerikane që promovon një linjë veshjesh.

nicki minaj

Ajo ka falënderuar të pranishmit dhe ata që kanë bashkëpunuar me të, gjithashtu ka treguar dhe adresën e kësaj linje për të gjithë ata që janë hulumtues në internet.

Së fundmi ajo është përfolur për paraqitjen e saj në klipin që do të publikojë s shpejti, ku ekspozon më shumë seç duhet gjoksin.

nicki minaj

Edhe pse njihet si këngëtare mjaft ekstravagante Nicki në këtë klip është ekspozuar më shumë se kurrë më parë.

(b.t/shqiptarja.com)