Duke u kthyer kulmin e karrierës së saj si modele, kujtojmë se Kate Moss është shfaqur në kopertinën e revistës prestigjioze “Harper's Bazaar US” duke mbajtur një glob dëbore në dorë.

Versioni Australian i kësaj reviste ka përsëritur të njëjtën kopertinë të viti 1992 për numrin e muajit dhjetor, por me aktoren Nicole Kidman.

nicole kidman

Aktorja 46 vjeçare shfaqet me një veshje të bardhë të sofistikuar të Armanit.

Edhe pse vitet kalojnë duket se Nicole ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme, pasi ajo është më në formë se kurrë.

kate moss
(Kate Moss ne vitin 1992)

Në një tjetër foto Kidman shfaqet me një fustan elegant të zi, duke ekspozuar linjat e kuruara.

Para disa ditësh Nicole është parë në Londër duke xhiruar skenat për filmin “Paddington”, i cili do të shfaqet në vitin 2014.

nicole kidman

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)