Nicole Scherzinger nuk është vetëm këngëtare e suksesshme por edhe një dizenjuese që njeh modën.

Nicole ka lançuar koleksionin e saj të dytë të veshjeve që përbëhet nga 35 fustane vetëm për festa.

Çmimet e tyre variojnë nga 20-45$.

nicole scherzinger

Nicole ka treguar në promovimin e koleksionit të saj linja të kuruara mirë dhe ka folur për dietën e saj ushqimore.

Këngëtarja e mban trupin në formë nëpërmjet punës, me udhëtimet e shumta që bën dhe pëlqen të gatuajë kur është në shtëpi ushqime si makaronat pasi janë të lehta për t’u bërë dhe pulë me perime.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)