TIRANE- Shtetasi italian Massimiliano Nicolini, i cili sipas policisë së shtetit është denoncuesi i shtetasit Asllan Patrioti për mitmarrje, në shumën e 700 eurove, ka qenë shumë i nxehur me përmendjen e emrit të tij në gazetën Shqiptarja.com. Në një bisedë të regjistruar me gazetarin e shqiptarja.com, ai ka kërkuar përgënjeshtrimin e gjithë informacioneve të dhëna nga gazeta, duke deklaruar se do të bëjë edhe padi në gjykatë. Gazeta në kuadër të transparencës me lexuesin, ka regjistruar bisedën me zotin Nicolini, duke e sjellë atë për lexuesit e vet.
Alo, flas me zotin Massimiliano Nicolini?
Alo, më thuaj njëherë ti mua se më kë flas , pastaj të them dhe unë se me kë po flet.
Zoti Nicolini nga Shqiptarja.com ju shqetësojmë, gazetari jam.
Cili gazetar? Se nuk po e bëj lidhjen. Me kë flas?
Përpara 10 minutash më keni dërguar një sms ku shkruhej më merrni në telefon. Ai gazetari jam që i ke dërguar këtë sms përpara 10 minutash...
Ah kuptova jeni ju që keni shkruar ato mashtrimet dhe më keni fëlliqur sot emrin në gazetë.
Në fakt ato fëlliqësirat i kanë shkruar patriotët tuaj italianë, në gazetat italiane të Breshias zoti Nicolini, apo jo?
Nuk flas vetëm për ato flas për implikimin dhe lakimin e emrit tim në total dhe për disa gjëra të tjera që ju i keni shtuar. Unë do ju hedh në gjyq, të jeni të sigurt. Ose do përgënjështroni nesër ato që keni shkruar dhe të kërkoni ndjesë publike ose unë do ju hedh në gjyq ta dini.
Për cilat detaje të shtuara e keni fjalën? Çfarë kemi shtuar ne?
Eh, përveç pjesës së mediave italiane keni thënë gjëra krejtësisht të pavërteta në drejtimin tim ku keni cituar disa qytetarë shqiptarë dhe keni thënë sikur ata kanë qenë në shtëpinë time dhe unë i paskam treguar një kostum karabinieri dhe u paskam thënë se dikur kam qenë karabinier. Kjo është e pavërtetë dhe një mashtrim për të më denigruar mua. Pastaj nga e dini ju kam qenë ose jo karabinier ndonjëherë unë?
Zoti Nicolini personat që kanë dhënë këto dëshmi dhe që kanë thënë këto fjalë që ju citoni në fakt jo vetëm i kanë thënë, por fatmirësisht i kemi dhe të inçizuar me audio dhe video kur kanë dhënë këto dëshmi...
Më falni po kush janë këto persona? A mund të më thoni emrat e këtyre personave ju lutem kush janë këta si quhen?
Anonimatin ua kemi borxh burimeve tona zoti Nicolini, por ju kemi kontaktuar që ju të flisni sa të doni në gazetën tonë, të takohemi dhe pse jo të jepni një intervistë për ne, si mendoni?
Unë do isha takuar me gjithë qejf me ju nëse nuk do kishit shkruar ato gjëra të tmerrshme në drejtimin tim, nëse nuk do më kishit sulmuar me kaq shumë shpifje dhe trillime. Nëse më thoni se kush janë personat që keni inçizuar, mbase takohemi.
Në fakt ka një mënyrë që ju ti mësoni emrat e personave që kanë dhënë dëshmitë e inçizuara zoti Nicolini….
Eh shumë mirë, bravo, cila qënka kjo mënyrë a mund ta di?
Nëpërmjet gjykatës zoti Nicolini. E keni të thjeshtë, na hidhni në gjyq dhe ne dorëzojmë te gjykatësi inçizimet…..
Ah, kështu qënka….. shumë mirë atëherë po ju bëj me dije se menjëherë kam për t'u konsultuar me avokatët e mi dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ngre një padi ndaj shpifjeve që keni botuar. Atëherë e shofim. Shiko, e keni përmendur tërësisht kot emrin tim në të gjithë këtë histori dhe më pas çfarë nuk keni thënë për mua, në atë gazetën tuaj emri im është baltosur sot, kur kam parë gazetën kam lexuar gjëra krejtësisht të rreme ndaj personit tim kjo është e patolerueshme……..
Po emri juaj ka dalë nga policia dhe prokuroria zoti Nicolini, ju keni denoncuar një shtetas shqiptar të quajtur Asllan Patrioti për mashtrim, a e keni denoncuar ju atë person?
Cili polic ua ka thënë këtë si quhet?
Policia e Shtetit zoti Nicolini, jo ndonjë polic privat...
Jo, më thuaj emrin si quhet, si quhet polici që ju ka thënë për mua?
Është policia e shtetit, janë përfaqësues shtetëror, kaq mjafton për ne. Por nuk është vetëm policia por edhe prokuroria që e konfirmon emrin tuaj si denoncues…
Eh, ja e shikon, shiko unë po ju them se keni shpifur sot në gazetë për mua dhe më keni futur në një histori dhe keni thënë gjëra të tmerrshme për mua.
Zoti Nicolini e keni denoncuar apo jo shtetasin Asllan Patrioti për vjedhje apo gënjen policia dhe prokuroria?
Shiko unë nuk kam ndërmend të jap shpjegime pasi ju keni shpifur për mua. Emri im është implikuar në mënyrë të padrejtë në këtë histori por unë nuk kam ndërmend t'iu jap juve shpjegime.
Zoti Nicolini, e keni idenë ju se çfarë përfaqëson në Shqipëri, sidomos në këto momente, shtetasi Asllan Patrioti që ju e keni denoncuar?
Eh mjaft, unë nuk kam për të dhënë asnjë shpjegim për ju. Siç ju thashë do shoh të marrë masat e mia ligjore nëse ju nuk e përgënjështroni artikullin tuaj. Kaq për momentin, nuk mund t'iu takoj tani për të dhënë atë intervistë që ju kërkoni. Po të kem nevojë për intervistë do ju marr unë, do ju marr vetë në telefon.
Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com