NIGERI-Të paktën 47 studentë kanë mbetur të vdekur dhe 79 të plagosur nga një sulm me bombë në një shkollë të Potiskum në verilindje të Nigerisë.

Raportimet paraprake thonë se bëhet fjalë për një sulm të grupit terrorist Boko Haram ku një kamikaz i maskuar me uniformë shkollore shkaktoi shpërthimin.

Ky grup ka vënë shpesh në shënjestër shumë shkolla, në fushatën e saj 5-vjeçare me synim krijimin e shtetit islamik.

Boko Haram, emri i të cilit do të thotë “Perëndimi është mëkat”, po zhvillon një fushatë me qëllim ndalimin e shkollimit të fëmijëve nigerianë.

Ata besojnë se vajzat nuk duhet të shkojnë në shkollë, ndërsa djemtë duhet të marrin vetëm edukimin islam.

Në muajin prill, ky grup ngjalli zemërim global me rrëmbimin e më shumë se 200 vajzave nga një shkollë në qytetin Chibok të Nigerisë.

nigeri bomb

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)