Një sulm i dyfishtë me bombë ka lënë të vrarë të paktën 30 persona në një zonë të frekuentuar në Nigeri. Dy bombat shpërthyen njëra pas tjetrës pranë një qendre tregtare në Jos, qytet me popullsi mikse myslimanësh dhe të krishterësh, ku xhamitë dhe kishat janë venë në shënjestër të militantëve të Boko Haram prej rreth 5 vitesh.
Ky grup terrorist ka vrarë më shumë se 2 mijë persona vetëm gjatë këtij viti, dhe në këtë rast kishte targetuar një qendër tregtare mjaft të populluar të zonës.
Në të njëjtën ditë zyrtarët e policisë së Kano-s, në Nigeri, thanë se kanë ndaluar një vajzë 12 vjeçare e cila mbante të veshur një rrip me bomba, në tentativë për të kryer një sulm vetëvrasës.
Vetëm dy ditë më parë dy femra kryen sulme vetvrasëse duke vrarë katër persona e plagosur 7 të tjerë. Muajin e shkuar u vranë më shumë se 100 njerëz, ne një sulm me bombë ndërsa luteshin në një xhamitë më të mëdha të qytetit. Dyshohet se pas këtyre sulmeve janë militantët e Boko Haram, një grup ekstremistësh që pretendojnë se kanë krijuar një kalifat të tyre.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com