KATSINA- Të paktën 69 persona kanë vdekur në një sulm në disa fshatra në Katsina, në veri-perëndim të Nigerisë. Dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar për mediat ndërkombëtare, se kanë qenë disa persona me motorçikleta të cilët kanë qëlluar me armë zjarri “në mes të ditës të gjithë që i dilnin përpara”.

Dyshohet se sulmuesit i përkasin grupimit Fulani, të cilët vazhdimisht janë në histori tensioni me fermerët lokalë.

"Viktimat janë burra, gra dhe fëmijë. Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar në rrugë, shkurre dhe në të gjithë zonat e tjera në kërkim të viktimave të tjera”, ka thënë shefi i policisë së shtetit, Hurdi Mohammed për agjencinë e lajmeve AFP.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)