ROMË – Policia nigeriane ka zbrazur një banesë në Umauhia, kryeqyteti i Shtetit jug-lindor të Abia, ku 19 gra shtatzëna strehoheshin me qëllimin e shitjes së të sapolindurve, zbulimi i fundit i një "baby-factory" apo "fabrike për fëmijë” në vendin afrikan, bën të ditur TM News.
Pronari i lokaleve, i dyshuar se drejton një rrjet trafikantësh të fëmijëve, ia ka mbathur, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Abia, Geoggrey Ogbonna. "Policia ka shpëtuar 19 gra në faza të ndryshme të shtatzanisë", ka shtuar, duke nënvizuar që mosha e drejtuesve të trafikut ishte nga 15-23 vjeç.
Juglindja e Nigerisë është duke kërkuar uljen e rritjes së trafikut të qenieve njerëzore me një seri “shtëpi fëmijësh”, të zbuluara vitin e fundit.
Në shumë raste aty qëndrojnë gra të reja, të cilat janë të detyruar t’ia mbathin nëpër këto shtëpi për shkak të keqtrajtimeve dhe paragjykimeve nga pasja e një fëmije jashtë martese.
Grave iu jepet një pjesë e parave që merren nga shitja e fëmijëve. Fëmijët meshkuj kanë një çmim më të lartë. Në trafikun e qenieve njerëzore, shitja e minorenëve është krimi i tretë më i përhapur në Nigeri pas mashtrimit dhe trafikut të drogës.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com