Disa nga nxënëset e rrëmbyera në universitetin e Chibok, rreth një viti më parë, mësohet se  kanë qenë të detyruar për t'u bashkuar me grupin militant islamik të Boko Haram. Sipas gjigantit informativ BBC, dëshmitarët thonë se disa prej tyre po përdoren për të terrorizuar robër të tjerë, duke kryer edhe akte kamikaze.

Qindra studente të universitetit të Chibok, janë ende të humbura prej më shumë se një vit. Shumë prej tyre janë të fesë së krishterë. Ka pretendime se vajzat janë mbajtur në kampe për tu detyruar të kryejnë akte terroriste në emër të militantëve.

Sipas dëshmive një 17-vjeçare, u largua nga Boko Haram, pasi u mbajt për gjashtë muaj. Por që të lihej e lirë u detyrua të martohet me një militant, dhe tani është shtatzënë me fëmijën e tij. Boko Haram ka vrarë rreth 5,500 civilë në Nigeri që nga viti 2014, duke terrorizuar gjithë rajonin e Afrikës për sulme të ngjashme edhe në shtetet e tjera të kontinentit.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)