Nigeri, protesta të dhunshme anti 
“Charlie”,3 të vrarë,digjen 6 kisha

Nigeri, protesta të dhunshme anti <br />“Charlie”,3 të vrarë,digjen 6 kisha
NIGERI - Të paktën tre persona janë vrarë dhe 6 kishave u është vënë zjarri në Nigeri, në protestat e egra të myslimanëve kundër revistës franceze “Charlie Hebdo”, që publikoi sërish karikatura tallëse të Profetit Muhamed. 

Protestat nisën një ditë pas vrasjes së 5 personave, duke u mbledhur fillimisht përballë xhamisë së madhe në Niamey e duke u përhapur më tej dhe në shumë pjesë të vendit. 

Presidenti nigerian Mahamadou Issoufou ka dënuar protestat e dhunshme dhe ka bërë thirrje për qetësi. Të paktën 6 kisha janë djegur dhe rajon dhe bashkë me to janë shënjestruar dhe lokale, hotele dhe biznese të personave jo-myslimanë. 

Në ish-kolonitë Franceze në Nigeri, qindra protestues janë mbledhur duke thirrur “Allahu Ekber”, “Zoti është i Madh”. 

Protesta janë nxitur pas kopertinës më të fundit të revistës satrike Franceze të Charlie Hebdo, sërish me një kopertinë të Profetit Muhamed i cili qante dhe mbante në duar një mbishkrim “Unë jam Charlie”. 

Në kundërpërgjigje të publikimit të 7 milion kopjeve, një javë pas sulmit ku u vranë 12 persona pjesë e stafit të Charlie Hebdo, protestuesit kanë protestuar me pankarta ku shkruhet “Unë jam Mysliman dhe e dua Profetin tim”. 

Shumë myslimanë i konsiderojnë karikaturat e revistës me profetin Muhamed si tepër ofenduese. Presidenti i vendit është shprehur se ata që u vënë flakën vendeve të shenjta fetare dhe vrasin bashkatdhetarët e tyre të krishterë, nuk kanë kuptuar asgjë nga feja myslimane.

NIGERI

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion