NIGERI - Shtatë punëtorë të huaj janë rrëmbyer dhe një roje sigurie u qëllua për vdekje nga persona të armatosur, të cilët sulmuan sheshin e një kompanie ndërtimi në veri të Nigerisë, bën të ditur BBC-ja.

Njëri prej punëtorëve të rrëmbyer ishte italian, njëri ishte grek dhe dy të tjerë libanezë.

Askush tjetër nuk e ka pranuar rrëmbimin e tyre veç grupit militant islamik, “Boko Haram”, që ka organizuar një seri sulmesh në veri të Nigerisë.
Korrespondentët e mediave janë shprehur se ky është rrëmbimi më i madh që ka ndodhur në këtë zonë, përveç incidenteve të tjera më të vogla, përfshirë rrëmbimin e një shtetasi francez, Francis Colump, në shtetin verior të Katsina. Ai rrëmbim u mor përsipërn nga një grup tjetër militant, “Ansaru”, që u shfaq në qershor të 2012-ës.

Rrëmbimi i të huajve dhe nigerianëve të pasur është e gjë e zakonshme në rajonet e pasura me naftë në dhe është bërë një tregti fitimprurëse për kriminelët.
Punëtorët e naftës dhe shtetas të tjerë të huaj janë në shënjestër shpesh, për shkak se kompanitë paguajnë shume për të siguruar lirimin e punonjësve të tyre, thonë korrespondentët.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)