Nigeri/ Shembet pallati 21-katësh në ndërtim, punonjësit bllokohen nën rrënoja, shënohen 3 viktima

Nigeri/ Shembet pallati 21-katësh në ndërtim, punonjësit bllokohen nën rrënoja, shënohen 3 viktima

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pallat 21-katësh, në ndërtim e sipër është shembur në qytetin Lagos të Nigerisë, ku për pasojë punonjësit e ndërtimit kanë mbetur nën rrënoja dhe tre prej tyre kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihet numri i punonjësve që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa mësohet se numri i atyre që kanë qenë duke punuar është rreth 100.

Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, por banorët i janë bashkuar operacioneve të shpëtimit, por edhe kanë kritikuar autoritetet për mosreagimin e shpejtë.

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave, Oke-Osanyintolu tha se kishte aktivizuar planin e reagimit emergjent.

“Të gjithë ekipet e kërkim-shpëtimit janë në vendngjarje. Është një ndërtesë 25-katëshe ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t'i shpëtojmë”, tha ai.

Një punonjës i dëmtuar

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë