Nigeri, shpëtohen 160 të mitur nga ‘fabrika e bebeve’

Nigeri, shpëtohen 160 të mitur nga ‘fabrika e bebeve’

Fëmijët në Indi

Më shumë se 160 fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë fëmijësh” dhe dy jetimore të paregjistruara në qytetin kryesor të Nigerisë, Lagos. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar lokal, Agbola Dabiri, ku shtoi se disa nga foshnjat dhe të miturit ishin abuzuar seksualisht.

Teksa për vendet e Perëndimit termi “fabrikë fëmijësh” do të përbënte tmerr, në Nigeri nuk është aspak e pazakontë që autoritetet të bastisin të tilla objekte, ku të miturit mbahen si skllevër, e madje edhe torturohen.

Në disa raste, grave shtatzëna të pamartuara u premtohet kujdes shëndetësor, vetëm për t’u larguar nga fëmijët e tyre. Por disa raste të tjera raste, gratë dhunohen dhe mbeten shtatzënë. Ndërsa foshnjat mund të shiten për adoptim, të përdoren për punën e fëmijëve, të trafikohen në Evropë për prostitucion ose të vriten për qëllime rituale.

Ndërkohë, duke folur pas sulmeve të fundit, Dabiri, Komisioneri për Rininë dhe Zhvillimin Social në Lagos, tha se 100 vajza dhe 62 djem ishin shpëtuar. Ndër të tjera Dabiri theksoi: 

Fëmijët dhe adoleshentët u shpëtuan nga ‘fabrika e foshnjave’ dhe u vendosën në shtëpitë e miratuara nga qeveria për kujdes dhe mbrojtje.

Agbola Dabiri

Sipas statistikave në vitin 2013, 17 adoleshente shtatzënë dhe 11 foshnje u shpëtuan nga një shtëpi në qytetin juglindor Imo. Vajzat thanë se ishin përdhunuar nga një burrë. Në vitin 2012, një gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ngriti shqetësime rreth “prindërve të dëshpëruar pa fëmijë”, të cilët mashtrohen nga shitësit e foshnjave në Nigeri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite