Nik Xhelilaj fiton çmimin
"Aktori më i mirë" në Amerikë

Nik Xhelilaj fiton çmimin<br />"Aktori më i mirë" në Amerikë
Aktori shqiptar me famë botërore Nik Xhelilaj është vlerësuar me çmimin “Best Actor” (Aktori më i mirë) dhe filmi ku ai është protagonist ka marë çmimin “Special të Jurisë” në Houston të SHBA.

Vlerësimi ka ardhur për rolin e tij në filmin “Seven Lucky Good” gjatë ceremonisë së festivalit të filmit “WorldFest-Houston International Film Festival, i cili mbahet çdo vit në muajin prill.

Ky është një film i prodhuesit britanik me origjinë nga Pakistani Jamil Dehlavi, i cili i ka paraqitur projektet e tij në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të filmit.

“Seven Lucky Good” mori çmimin “Filmi më i mirë” edhe në “Tirana International Film Festival” nëntorin e kaluar.

Xhelilaj tanimë një emër i njohur edhe në Turqi falë roleve të tij në serialet turke ka filluar karrierën e tij ndërkombëtare me rolin në filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”.

Ai  është fitues i mjaft çmimeve aëards në festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan