Niku, i cili tashmë ka fituar mjaft popullaritet në Turqi, disa javë më parë ka tërhequr vëmendjen e mediave turke, pasi lagu me ujë paparacët që donin ta fotografonin së bashku me një vajzë.
Identiteti i vajzës nuk u mor vesh, por tani mediat kanë zbuluar emrin e asaj që i ka vjedhur zemrën e aktorit Xhelilaj.
Ajo quhet, Cansu Tosun dhe është aktoja që luan së bashku me Nikun në serialin turk “Kayip Sehir” (Qyteti i humbur”).
25 vjeçarja Tosun ka lindur në Gjermani dhe e ka filluar karrierën e saj si modele.
Roli në këtë serial është i dyti për të si aktore.
(b.t/shqiptarja.com)