KORÇË - Niko Peleshi ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i Bashkisë së Korçës, për të marrë detyrën e zëvendëskryeministrit. Vendimi është bërë publik sot nga vetë Peleshi, gjatë një mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të qytetit juglindor.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët, anëtarët e këshillit dhe gjithë qytetarët e Korçës. Për Peleshin, emërimi i tij në postin e ri, është një falenderim për punën që kanë bërë të gjithë korçarët.
“Dy mandatet si kryebashkiak ishin një kontratë me qytetarët ku kam mbajtur pjesën time të detyrimit. E tillë është edhe kjo e sotmja, por jam i bindur se nuk do të ndryshojë asgjë për qytetin e Korçës, për planin e investimeve që i kemi diskutuar të gjithë bashkë. Por në fund kemi rënë dakord për një plan zhvillimi për Korçës, për një filozofi që po e sjell Korçën në rradhën e parë të qyteteve shqiptare”, - tha Peleshi në fjalën e tij.

(Foto: Niko peleshi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak)
Sipas tij, “këto fjalë nuk thuhen për të treguar ato që kemi bërë në bashki apo këshill bashkiak, sepse po të mos ishte qytetari i Korçës nuk do kishim arritur këtë që kemi bërë sot”.
Peleshi ka treguar se vendimi për të dhënë dorëheqjen nga posti që mbante ka qenë i vështirë. “Për të gjitha këto arsye vendimi për të ndërprerë këtë rrugë të përbashkët të bërë tani, për zhvillime të tjera kombëtare, ishte një vendim i vështirë”.
Ai ka premtuar edhe mbështetje për Korçën pas marrjes së detyrës së re. “Ne kemi fatin e mirë që si qytet kemi gati me projekte zhvillimi, që presin vullnetin politik për tu bërë realitet. Nuk dua të marr angazhime për qytetin e Korçës, por pa dyshim se nëse quhet vlerësim emërimi im si zv/kryeministër ju takon edhe ju dhe gjithë Korçës. Nuk do të mund të kishim projekte të rëndësishme nëse nuk do ishte edhe qytetaria korçare”, ka falenderuar Peleshi anëtarët e këshillit bashkia, duke i falenderuar për bashkëpunimin disa vjeçar mes tyre.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com