Nikoliç: BE të ndryshojë
formulimin e integritetit të Kosovës!

Nikoliç: BE të ndryshojë <br />formulimin e integritetit të Kosovës!
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç pret që BE-ja të jetë e paanshme në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të ndryshojë formulimin për integritetin territorial të Kosovës, të komentuar në Strategjinë e BE-së për zgjerim. Sipas tij, ky formulim "është i papranueshëm:.

Këtë deklaratë Nikolic e ka dhënë për mediat serbe, shkruan kosovaexpres.com.

“Termi ‘integriteti territorial i Kosovës’ nuk është i pranueshëm për Serbinë, e cila pret që BE të jetë e paanshme në dialogun e Beogradit me Prishtinën. Ndryshimi i këtij formulimi sinjifikon një hap të vogël, që do të ofronte fuqi të mjaftueshme për Serbinë, e cila me vullnet të mirë dhe në interes të të gjithë qytetarëve do të zgjidhte të gjitha problemet ekzistues, si dhe do të vazhdonte dialogun në nivelin më të lartë politik”, ka thënë Nikoliç për mediat serbe.
(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij