Nikoliç dhe Ivanoviç: EULEX
tregoi fytyrën e vërtetë

Nikoliç dhe Ivanoviç: EULEX <br />tregoi fytyrën e vërtetë
SERBI - Pas ndalimit për të hyrë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka deklaruar se “EULEX edhe një herë tregoi se nuk është neutral sipas statusit, për këtë ai do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj këtij misioni, por edhe ndaj Brukselit, shkruan sot gazeta serbe Blic. Edhe ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç thotë se përgjegjësia bie mbi EULEX-in.

“Ky është mision, roli i të cilin nuk është vetëm këshillëdhënës por është edhe ekzekutiv. Ata kanë njësitë e tyre për veprime operative dhe është dashur që t’i iket situatës që gjithçka të lihet në vullnetin e autoriteteve të Prishtinës”, thotë Ivanoviç.

Ivanoviç ka theksuar se është plotësisht e papranueshme që të pengohet ardhja e përfaqësuesve serbë në Kosovë, vetëm pse kjo dikujt nuk i pëlqen.

“Ky është shembull flagrant se si autoritetet në Prishtinë bëjnë presion në serbët të cilët përfaqësuesit nga Beogradi i përjetojnë si të vetmit”, tha Ivanoviç duke shtuar se “pohimi i Hajredin Kuçit , zëvendëskryeministrit të Kosovës, për reciprocitet nuk qëndron, sepse Kosova edhe formalisht është pjesë e Serbisë dhe se nuk mund të flitet për reciprocitet me krahinën”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ