Nikoliç: Europa s'mund të na
kërkojë të heqim dorë nga Kosova

Nikoliç: Europa s'mund të na <br />kërkojë të heqim dorë nga Kosova
ROME- “Europa nuk duhet të na vërë përballë zgjedhjes: O të jemi anëtarë të BE-së ose të njohim pavarësinë e Kosovës”- ka thënë Tomislav Nikoliç, presidenti i Serbisë në një intervistë për Corriere della Serra.

Një qëndrim që Nikoliç e ka thënë shpesh dhe nuk e ndryshon. “Nuk kam ndryshuar qëndrim. Nëse do të duhet të heqim dorë nga Kosova më mirë të harrojmë Europën. Dhe për mua vlen akoma.”- nënvizon Nikoliç

Nikoliç do të vizitojë sot Italinë, si vendi i parë në Bashkimin Europian dhe intervista është marrë në zyrën e tij në Beograd në prag të vizitës në Itali. “Në korridore qarkullon lajmi se do t’i sjellë për dhuratë presidentit Napolitano raki. Pijen alkoolike që e prodhon personalisht në shtëpi” informon gazetarja italiane Mara Gergolet në intervistën e botuar sot në mëngjes.

Nikoliç deklaron se Europa është objektiv i Serbisë që në 2000. “Kemi riformuar ekonominë, drejtësinë, shërbimet sekrete, administratën. Por pas këtyre progresit parakusht është Kosova. Nuk është e drejtës. Mos më kërkoni nëse unë e dua Europën. Pyetja e vërtetë është a na do Europa ne .”

I pyetur se çfarë është i gatshëm të pranojë nga Kosova?
Nikoliç përgjigjet: “Ka shumë presione. Serbia ka pranuar një seri marrëveshjesh me Prishtinën. Unë kam qenë kundër. Por tani janë angazhime të shtetit dhe si president unë i respektoj.”

Presidenti serb thotë se negociatat Beograd- Prishtinë ”nuk mund të drejtohen nga funksionarë anonimë të shtetit, siç është bërë në të kaluarën por duhet të mbahen mes qeverive”. I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të zhvillojë negociata shton “Nuk do të tërhiqesha. Por nëse në anën tjetër negociator do të jetë kryeministri Thaçi më parë ai duhet të mbyllen hetimet për trafik organesh.”- thotë Nikoliç duke shtuar se “E di mirë se nuk na përket neve të zgjedhim se kush do të jenë përfaqësuesit e palës kundështarë”
Nikoliç kujton se në një takim pritjeje të organizuar nga Bashkimi Europian në Nju Jork ishte larguar “për të mos krijuar skandal duke evituar t’i shtrëngonte dorën”

SREBRENICA NUK ISHTE GENOCID
Nikoliç pyetet dhe për masakrën e Srebrenicës dhe thotë se Serbia nuk është përfshirë në krimet e Srebrenicës. “Ai krim është kryer nga disa persona që i përkasin popullit serb. Parlamenti serb ka dënuar krimin por nuk ka folur për genoncid. Nuk kam dëgjuar asnjeri në Serbi që ta përkufizojë gjenocid, dhe se kam bërë as unë.”
I pyetur nëse do të ishte president a do të kishte arrestuar Mlladic e Karaxhiç, të cilët në 2007 nuk i cilësoi kriminelë Nikoliç deklaroi : “Presidenti nuk urdhëron arrestime. Ndoshta paraardhësi im e bëri, por unë I di kush janë detyrat e mia kushtetuese”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi